Universiteti i Mjekësisë, Tiranë u jep një rëndësi thelbësore studentëve dhe rolit të tyre në jetën akademike. Përfaqësimi aktiv i studentëve në strukturat vendimmarrëse është një parim i rëndësishëm, që synon të sigurojë që zëri i tyre të dëgjohet dhe të merret në konsideratë në proceset e politikëbërjes universitare.
Në këtë kuadër, studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë janë të përfaqësuar në Senatin Akademik nga dy përfaqësuese studentore, të cilat marrin pjesë në mbledhjet e senatit, paraqesin shqetësimet, sugjerimet dhe interesat e studentëve, si dhe kontribuojnë në vendimmarrje.
Përfaqësuese studentore në Senatin Akademik janë:
- Klea Veli
- Armela Ago
Roli i tyre është të sigurojnë komunikimin e vazhdueshëm ndërmjet studentëve dhe organeve drejtuese të universitetit, duke ofruar transparencë dhe mbështetje për çdo çështje që lidhet me interesat studentore.
