Mbyllet me sukses aktiviteti “KANCERI I GJIRIT PARANDALOHET”

Mbyllet me sukses aktiviteti “KANCERI I GJIRIT PARANDALOHET”

Ditën e dielë, më datë 27.10.2013, u zhvillua me sukses aktiviteti “KANCERI I GJIRIT PARANDALOHET” i organizuar nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin Studentor të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe Shoqatën “Brainstorm”. Ky aktivitet u zhvillua me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë, në sajë të fushatës për informimin dhe ndërgjegjësimin e grave dhe të rejave mbi parandalimin e kancerit të gjirit në të gjithë qytetin e Tiranës. 

 

Aktiviteti shënoi pjesëmarrjen vullnetare të mbi 100 studentëve të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, të cilët informuan qyterarët me përkujdesjen dhe ekzaminimet e nevojshme për shërimin e plotë të kësaj sëmundje. Ndërmjet tyre, pjesëmarrës në aktivitetit ishin dhe mjekë dhe profesionistë të rinj të fushave mjekësore. Pikat informuese ishin të vendosura në 4 qendrat kyçe të qytetit të Tiranës me ngritjen e 4 çadrave tek “Parkun Rinia”, “Liqeni Artificial”, “Stacioni i Trenit” dhe “Rruga e Elbasanit”. 

Nderuan me pjesëmarrjen e tyre autoritetet e nderuara Ministri i Shëndetësisë Z. Ilir Beqja, Zv. Ministria e Shëndetësisë Znj. Milva Ekonomi, Rektorja e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Prof. Dr. Jera Kruja, Zv. Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Prof. Dr. Xheladin Dracini, Kancelari i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Z. Mirjel Dollani dhe Kryetari i Këshillit Studentor të UMT-së Z. Gentjan Asllanaj. 

Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit të cilët kontribuan në këtë aktivitet dhe mirëpresim të gjithë studentët në aktivitete të ardhshme me vlerë sociale dhe qytetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *