Takim i rëndësishëm ndërinstitucional në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë

Takim i rëndësishëm ndërinstitucional në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë

Takim i rëndësishëm ndërinstitucional në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, mirëpriti sot z. Arsim Berisha, Zëvendësministër i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, në një takim zyrtar me përfaqësues të tjerë të institucionit.

Në qendër të diskutimeve ishte kuadri ligjor i specializimeve mjekësore, sfidat e përbashkëta dhe mundësitë për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve në fushën e arsimit të lartë shëndetësor dhe formimit të specialistëve.

Takimi nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit akademik dhe institucional, me synim rritjen e cilësisë dhe efikasitetit në përgatitjen e profesionistëve të shëndetit.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, mbetet i angazhuar në zhvillimin e partneriteteve strategjike në rajon.