
Takim Konsultativ në UMT me fokus në zhvillimin e Programit Master Ekzekutiv në Menaxhim dhe Lidership Farmaceutik
Takim Konsultativ në UMT me fokus në zhvillimin e Programit Master Ekzekutiv në Menaxhim dhe Lidership Farmaceutik
Takimi u organizua me pjesëmarrjen e Rektorit, Prof. Dr. Xheladin Draçini, Zv/Rektores dhe njëkohësisht Shefes së Departamentit të Farmacisë, Prof. Dr. Suela Këlliçi, si dhe Dekanes së Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Margarita Gjata.
Në takim morën pjesë stafi akademik i UMT-së dhe përfaqësues të bizneseve farmaceutike.
Gjatë takimit u diskutua për:
- Nevojat dhe sfidat aktuale të sektorit farmaceutik në drejtim të menaxhimit dhe lidershipit
- Rëndësinë e formimit profesional dhe certifikimit për të krijuar specialistë të kualifikuar në menaxhimin farmaceutik, në përputhje me nevojat e tregut vendas dhe ndërkombëtar
- Ndërtimin e një programi të orientuar nga praktika dhe tregu i punës
UMT mbetet e angazhuar për të kontribuar në zhvillimin profesional dhe shkencor të farmacistëve dhe profesionistëve të tjerë të shëndetit publik.