Takim për Mbështetjen e Studentëve dhe Zhvillimin e Bashkëpunimeve Ndërkombëtare me Emina’s Hand Foundation

Takim për Mbështetjen e Studentëve dhe Zhvillimin e Bashkëpunimeve Ndërkombëtare me Emina’s Hand Foundation

Sot, më datë 26 qershor 2025, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë u organizua takimi me Emina’s Hand Foundation, në bashkëpunim me ACMS, në Sallën e Senatit Akademik.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, theksoi rëndësinë që ka për universitetin angazhimi në ndërtimin e partneriteteve të reja që fuqizojnë komponentin praktik dhe ndërkombëtar të arsimit në fushën e shëndetësisë. Ai shprehu mirënjohjen për kontributin e znj. Emina Çunmulaj dhe vlerësoi përkushtimin e saj në mbështetjen e të rinjve që synojnë të ndjekin rrugën e dijes dhe zhvillimit profesional.

Gjatë këtij takimi, znj. Çunmulaj ofroi 6 bursa, bazuar në meritë dhe nevojë për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si pjesë e programit “(Ex)change the world”, që do të mbështetin plotësisht praktikat profesionale të 6 studentëve të programit të studimit “Mjekësi e Përgjithshme”, në Portugali, Lituani, Rumani, Turqi (2) dhe Itali.

Ky aktivitet kishte në fokus mbështetjen e shkëmbimeve profesionale të studentëve dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunime ndërkombëtare.