
Takimi Shkencor Ndërkombëtar i rrjetit EURESTOP (CA21145)
Sot, më 17 qershor 2025, u zhvillua Takimi Shkencor Ndërkombëtar i rrjetit EURESTOP (CA21145), në bashkëpunim me COST Action dhe me mbështetjen e AKKSHI, nën kujdesin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Ky aktivitet mblodhi 50 pjesëmarrës nga rreth 35 institucione kërkimore ndërkombëtare, të cilët ndanë njohuritë dhe përvojat e tyre në fushën e mjekësisë dhe shkencave mjekësore.
Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe promovimi i kërkimit shkencor ishin në qendër të diskutimeve.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në përballimin e sfidave globale shëndetësore dhe vlerësoi kontributin e çdo pjesëmarrësi në përparimin e shkencës dhe inovacionit në mjekësi.
Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe kontributin tuaj!