THIRRJE E DYTË PËR SHKËMBIME NËN PROGRAMIN ERASMUS+ NË UNIVERSITETIN E KAMERINOS, NË ITALI

THIRRJE E DYTË PËR SHKËMBIME NËN PROGRAMIN ERASMUS+ NË UNIVERSITETIN E KAMERINOS, NË ITALI

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë njofton mbi hapjen e thirrjes së dytë të aplikimeve për shkëmbime në kuadër të Programit Evropian “Erasmus+”. Aplikimet janë të hapura për studentët dhe stafin akademik të programit të integruar të studimeve të ciklit të dytë Master i Shkencave në “Farmaci”, që janë të interesuar të kryejnë një periudhë shkëmbimi në Universitetin e Kamerinos, në Itali.

1) Aplikimi për studentët:
– student në programin e integruar të studimeve të ciklit të dytë Master i Shkencave në “Farmaci” (Nuk mund të aplikojnë studentët e regjistruar në vitin e parë dhe aplikimet pranohen nga viti i tretë deri në vit të pestë
 studimeve).

Kohëzgjatja e shkëmbimeve: 6 muaj.
Kuotat e thirrjes për studentët: 3 kuota.

Gjuha e programit të shkëmbimit është gjuha italiane për programet e studimit në gjuhën italiane (minimumi i kërkuar është niveli A2, në certifikatat e njohura CELI, CILS, PLIDA) dhe gjuha angleze për programet e studimit në gjuhën angleze (minimumi i kërkuar është niveli B2, në certifikatat e njohura TOEFL, IELTS, Cambridge, TOEIC, GESE, APTIS).

Bursa Erasmus+ e parashikuar për studentët përfshin qëndrimin dhe udhetimin. Bursa për qëndrim në Universitetin e Kamerinos merret nga Universiteti i Kamerinos dhe është 850 euro në muaj për qëndrim të pandërprerë për periudhën e përcaktuar. Kostot e udhëtimit mbulohen deri në shumën 180 euro dhe shtesat e tjera të mundshme, sipër kësaj shume, mbulohen nga vetë kandidati.

Dokumentat e nevojshme për aplikim të studentit:

– CV në gjuhën angleze;
– Letër Motivimi në gjuhën angleze;
 Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (origjinale në gjuhën shqipe dhe me përkthim në gjuhen angleze);
– Listë e notave (origjinale në gjuhën shqipe dhe me përkthim në gjuhen angleze);
– Certifikatë e gjuhës.

Kandidatët, të cilët do të përzgjedhen, do të konfirmojnë dokumentat pranë Rektoratit.

Kriteri preferencial për përzgjedhje të studentëve është nota mesatare ku do të përzgjidhet ajo më e lartë.

Programet e studimit në Farmaci në Universitetin e Kamerinos janë si më poshtë:

 

Aplikimi kryhet për semestrin e dytë të studimeve. Periudha e leksioneve e semestrit të dytë fillon në Universitetin e Kamerinos në datat 20 mars 2017 – 30 qeshor 2017 dhe periudha korrik – shtator është periudha e provimeve.

Për më shumë informacione, mund të konsultoni linkun e mëposhtëm: http://www.unicam.it/offertaformativa

2) Aplikimi për stafin akademik:

– staf akademik në programin e integruar të studimeve të ciklit të dytë Master i Shkencave në “Farmaci” (Personeli që aplikon si staf akademik duhet të jetë në marrëdhënie pune në Departamentin e Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë).

Kohëzgjatja e shkëmbimit për stafin akademik: 14 ditë (minimumi 8 orë mësimdhënie në javë).

Kuota e thirrjes për stafin akademik: 1 kuotë.

Gjuha e programit të shkëmbimit është gjuha italiane për programet e studimit në gjuhën italiane (minimumi i kërkuar është niveli B2, në certifikatat e njohura CELI, CILS, PLIDA) dhe gjuha angleze për programet e studimit në gjuhën angleze (minimumi i kërkuar është niveli B2, në certifikatat e njohura TOEFL, IELTS, Cambridge, TOEIC, GESE, APTIS).

Dokumentat e nevojshme për aplikim të stafitt akademik:

– CV në gjuhën angleze;
– Letër Motivimi në gjuhën angleze;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim punësimi (origjinale në gjuhën shqipe dhe me përkthim në gjuhen angleze);
– Certifikatë e gjuhës.

Afati i fundit për aplikim: 8 dhjetor 2016, ora 24:00.

Aplikimi kryhet vetëm online, në gjuhën angleze, në linkun e mëposhtëm: https://form.jotformeu.com/63041989259366

Për më shumë informacion mbi këtë thirrje mund të na kontaktoni në Zyrën e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.


Ju urojmë suksese në aplikim!

 

                REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 02.12.2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *