THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME TË PËRBASHKËTA NË FUSHAT E KËRKIMIT SHKENCOR DHE TEKNOLOGJIK SHQIPËRI – AUSTRI 2026–2028

THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME TË PËRBASHKËTA NË FUSHAT E KËRKIMIT SHKENCOR DHE TEKNOLOGJIK SHQIPËRI – AUSTRI 2026–2028

Në kuadër të Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë për Bashkëpunimin Shkencor dhe Teknologjik (nënshkruar më 02.05.2012), të Protokollit të Përbashkët (nënshkruar më 05.12.2014), si dhe Udhëzuesit të përbashkët OeAD–AKKSHI, shpallet thirrja për projekt – propozime të përbashkëta për periudhën 2026–2028.

Data e mbylljes: nga 06.11.2025 0ra 12:00

Institucionet përgjegjëse:

AKKSHI – Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (Shqipëri)

OeAD – Austrian Agency for Education and Internationalisation (Austri)

1.Të drejtë aplikimi

Çdo kërkues shkencor me gradën “Doktor” i punësuar në institucion publik ose privat që ka të përcaktuar në statusin e tij kërkimin shkencor ka të drejtë të propozojë projekte kërkimore/zhvillimore për financim në kuadër të kësaj thirrjeje dypalëshe.

2. Qëllimi i thirrjes

Nxitja e bashkëpunimit Shqipëri–Austri në fushën e shkencës dhe teknologjisë përmes mobilitetit të kërkuesve dhe shkëmbimit të njohurive midis grupeve kërkimore të të dyja vendeve.

3. Kritere të përgjithshme

Objekti i financimit: mobiliteti i kërkuesve
Aplikime të shumëfishta: Drejtuesi i projektit mund të paraqesë vetëm një (1) aplikim në këtë thirrje; në rast dorëzimi të disa aplikimeve, merret në konsideratë aplikimi i parë i regjistruar pranë AKKSHI.

Ri-aplikimi në thirrje të reja:

-Aplikantët mund të ri-aplikojnë në thirrje të reja vetëm nëse kanë përmbyllur me sukses grantin e mëparshëm dhe janë dorëzuar raportet përfundimtare në kohën dhe mënyrën e duhur, sipas udhëzimeve të AKKSHI.

-Projekt-propozimet ku drejtuesi/anëtari i projektit është titullar i institucionit aplikues ose pjesë e Komisioneve të Ekspertëve Vlerësues të AKKSHI do të skualifikohen.

Dorëzimi paralel: Dokumentacioni dorëzohet njëkohësisht pranë AKKSHI (pala shqiptare) dhe OeAD (pala austriake), sipas kërkesave respektive.

4. Dokumentacioni i aplikimit

Të interesuarit dorëzojnë paketën e aplikimit si më poshtë:

a) 2 (dy) kopje të Formularit të Projekt-Propozimit në shqip – Shtojca 1;

b) 2 (2) kopje të Formularit të Projekt-Propozimit në anglisht- Shtojca 1A;

c) 2 (dy) kopje të Planit të Financimit (Buxheti) – Shtojca 2, dhe 2 (dy) kopje të Kalendarit të

Aktiviteteve – Shtojca 3;

d) 1 (një) kopje Deklarate Angazhimi – Shtojca 9;

e) 2 (dy) kopje të jetëshkrimit (CV) në anglisht nga të dy drejtuesit e projektit;f) 1 (një) Shkresë përcjellëse e firmosur dhe vulosur nga Rektori/titullari i institucionit aplikues

g) 1 (një) kopje elektronike (CD/USB) me të gjithë dokumentacionin e mësipërm

5. Dorëzimi i dosjes (pala shqiptare)

Dosja fizike dorëzohet brenda afatit në:

AKKSHI – Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë, 1023

Dorëzim me postë ose dorazi në Zyrën e Protokollit, në zarf të mbyllur me shënimin: “Thirrja Shqipëri–Austri 2026–2028”.
(Aplikimi për palën austriake dorëzohet sipas udhëzimeve të OeAD.)

6. Shqyrtimi, vlerësimi dhe përzgjedhja

Projekt-propozimet vlerësohen sipas sistemeve të miratuara në secilin shtet.

Lista e propozimeve të rekomanduara miratohet nga Komiteti i Përbashkët Shqipëri–Austri.

Miratimi përfundimtar kryhet nga Bordi i Administrimit i AKKSHI; nënshkrimi i kontratës shënon fillimin zyrtar të zbatimit të projektit.

7. Financimi dhe kohëzgjatja

Kohëzgjatja: 2 (dy) vite

Shuma vjetore: deri në max. 4,000 EUR/viti (max. 8,000 EUR gjithsej për projekt)

Përdorimi i fondeve: vetëm për mobilitetin e kërkuesve, duke përllogaritur dhe argumentuar në mënyrë të qartë buxhetin, aq sa është e domosdoshme për realizimin e aktiviteteve të parashikuara (Shtojca 2- Plani i Financimit duhet të pasqyrojë detajimin e shpenzimeve)

Bashkëfinancime nga palë të treta: zëra të tjerë (p.sh. pajisje) mund të mbulohen nga palë të treta; çdo mbështetje e tillë deklarohet qartë në dokumentacion.

8. Udhëzime financiare

Transporti: sipas VKM nr. 997, datë 10.12.2010 dhe VKM nr. 146, datë 26.02.1998 dhe VKM nr. 870, datë 14.12.2011 dhe Udhëzimit nr. 22, datë 10.07.2013.

Dietat: referuar Vendimit nr. 870, datë 14.12.2011, Udhëzimit nr. 22, datë 10.07.2013 dhe Vendimit nr. 997, datë 10.12.2010 “Për trajtimin financiar të punonjësve që dërgohen me shërbim jashtë qendrës së punës, brenda vendit” (i ndryshuar me VKM nr. 813, datë 21.11.2012; VKM nr. 558, datë 03.07.2013; VKM nr. 617, datë 24.07.2013; VKM nr.6, datë 08.01.2014; VKM nr. 329, datë 20.04.2016; VKM nr. 130, datë 07.03.2018).

Akomodimi: sipas VKM nr. 870, datë 14.12.2011.

9. Informacione & kontakt

Për pyetje ose sqarime, kontaktoni: robert.dumi@nasri.gov.al dhe besmir.haxhiaj@nasri.gov.al

Ose mund të konsultoni dokumentin me“Pyetje-Përgjigjet më të shpeshta për thirrjet bilaterale“:

https://docs.google.com/document/d/1nBfhWZVBrzAfE2oD2zIXOPqsVrJkM6xH/edit?usp=sharing&ouid=104307003874327069752&rtpof=true&sd=true

Për thirrjet në vijim, vizitoni: www.nasri.gov.al – kanali i vetëm zyrtar i publikimit të thirrjeve, dokumenteve shoqëruese dhe afateve.

AKKSHI – Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit