THIRRJE PËR SHKËMBIME NËN PROGRAMIN ERASMUS+ NË UNIVERSITETIN E KAMERINOS, NË ITALI
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë njofton mbi hapjen e thirrjes së aplikimeve për shkëmbime në kuadër të Programit Evropian “Erasmus+”. Aplikimet janë të hapura për studentët dhe stafin akademik të programit të integruar të studimeve të ciklit të dytë Master i Shkencave në “Farmaci”, që janë të interesuar të kryejnë një periudhë shkëmbimi në Universitetin e Kamerinos, në Itali.
1) Aplikimi për studentët:
– student në programin e integruar të studimeve të ciklit të dytë Master i Shkencave në “Farmaci” (Nuk mund të aplikojnë studentët e regjistruar në vitin e parë).
Kohëzgjatja e shkëmbimeve: 6 muaj.
Kuotat e thirrjes për studentët: 3 kuota.
Gjuha e programit të shkëmbimit është gjuha italiane për programet e studimit në gjuhën italiane (minimumi i kërkuar është niveli A2, në certifikatat e njohura CELI, CILS, PLIDA) dhe gjuha angleze për programet e studimit në gjuhën angleze (minimumi i kërkuar është niveli B2, në certifikatat e njohura TOEFL, IELTS, Cambridge, TOEIC, GESE, APTIS).
Dokumentat e nevojshme për aplikim:
– CV në gjuhën angleze;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti;
– Listë e notave;
– Letër Motivimi në gjuhën angleze;
– Certifikatë e gjuhës.
Kriteri preferencial për përzgjedhje të studentëve është nota mesatare ku do të përzgjidhet ajo më e lartë.
Programet e studimit në Farmaci në Universitetin e Kamerinos janë si më poshtë:
Për më shumë informacione, mund të konsultoni linkun e mëposhtëm: http://www.unicam.it/offertaformativa
2) Aplikimi për stafin akademik:
– staf akademik në programin e integruar të studimeve të ciklit të dytë Master i Shkencave në “Farmaci” (Personeli që aplikon si staf akademik duhet të jetë në marrëdhënie pune në Departamentin e Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë).
Kohëzgjatja e shkëmbimit për stafin akademik: 14 ditë (minimumi 8 orë mësimdhënie në javë).
Kuota e thirrjes për stafin akademik: 1 kuotë.
Gjuha e programit të shkëmbimit është gjuha italiane për programet e studimit në gjuhën italiane (minimumi i kërkuar është niveli B2, në certifikatat e njohura CELI, CILS, PLIDA) dhe gjuha angleze për programet e studimit në gjuhën angleze (minimumi i kërkuar është niveli B2, në certifikatat e njohura TOEFL, IELTS, Cambridge, TOEIC, GESE, APTIS).
Dokumentat e nevojshme për aplikim:
– CV në gjuhën angleze;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim punësimi;
– Letër Motivimi në gjuhën angleze;
– Certifikatë e gjuhës.
Afati i fundit për aplikim: 23 Nëntor 2016, ora 24:00.
Aplikimi kryhet vetëm online në linkun e mëposhtëm: https://form.jotformeu.com/63041989259366
Për më shumë informacion mbi këtë thirrje mund të na kontaktoni në Zyrën e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Ju urojmë suksese në aplikim!
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 31.10.2016