
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, kërkon të punësojë me kontratë shërbimi dy ekspertë të jashtëm, përkatësisht: një ekspert të fushës së programimit dhe një ekspert në përpunimin e të dhënave në programin Excel
Mbështetur në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë...”, Statutin dhe Rregulloren e UMT, Urdhrin nr. 39, datë 12.06.2025 “Për ngritjen e komisionit të monitorimit dhe grupit teknik të punës për pranimet e kandidatëve që aplikojnë në programet e ciklit të parë dhe të integruar të ciklit të dytë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2025-2026” të Rektorit të UMT-së, në shkresën nr.1266/7 prot, datë 18.06.2025 të Drejtorisë së Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr.42, datë 19.06.2025 “Për miratimin e kritereve për ekspertët e jashtëm…”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, kërkon të punësojë me kontratë shërbimi dy ekspertë të jashtëm, përkatësisht: një ekspert të fushës së programimit dhe një ekspert në përpunimin e të dhënave në programin Excel, të cilët plotësojnë kriterete mëposhtme:
Kriteret e përzgjedhjes së kandidatit si dhe dokumentacion përkatës për ekspertin e jashtëm të programimit, i cili do të angazhohet në procesin përllogaritjes së pikëve dhe renditjes së aplikantëve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2025-2026, janë si më poshtë:
Kriteret e përzgjedhjes së kandidatit si dhe dokumentacion përkatës për ekspertin e jashtëm të përpunimit të të dhënave në Excel, i cili do të angazhohet në procesin përllogaritjes së pikëve dhe renditjes së aplikantëve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2025-2026, janë si më poshtë:
Dokumentacioni i nevojshëm:
Kandidatët e interesuar të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Zyrën e protokoll-arkivës në Rektoratin e UMTose nëpërmjet postës në adresën: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005 Tiranë.
Afati i dorëzimit të dokumenteve do të jenë nga data 20.06.2025 deri më 26.06.2025.
Mënyra e vlerësimit: përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje. Për çdo paqartësi mund të dërgohet e-mail në adresën info@umed.edu.al.