
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë në Kongresin e II-të të Nutricionit: Fokus në Shëndetin përmes Ushqyerjes
Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini mori pjesë në Kongresin e II-të organizuar nga Shoqata Shqiptare e Shkencës së Nutricionit (ASNS), i zhvilluar më 24 maj 2025 në Hilton Garden Inn, Tiranë, me temën “Nutrition is Health”.
Në këtë aktivitet shkencor, Prof. Dr. Draçini, në fjalën e tij përshëndetëse, vlerësoi rëndësinë e edukimit dhe kërkimit shkencor në fushën e nutricionit, duke e cilësuar atë si një nga shtyllat kryesore për parandalimin e sëmundjeve dhe përmirësimin e shëndetit.