Universiteti i Mjekësisë, Tiranë njofton ndarjen nga jeta të eminencës së Stomatologjisë Shqiptare, profesorit të nderuar, Prof. Foto Toti.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë njofton ndarjen nga jeta të eminencës së Stomatologjisë Shqiptare, profesorit të nderuar, Prof. Foto Toti.

Profesor Foto Toti është një nga themeluesit e Stomatologjisë Shqiptare. Kontributi i tij shkencor dhe profesional do mbetet i shënuar me gërma të arta në formimin e gjeneratave të tëra të mjekëve stomatologë ndër vite.
Prof. Foto do të kujtohet nga të gjithë ne si pedagogu plot pasion, njeriu me vlera të mëdha, i mençur, i dashur, zemërgjerë e plot humor. Do të mbahet mend bashkëshorti dhe prindi model, gjyshi i përkushtuar, miku i mirë gjithmonë i gatshëm për të na mbështetur, ndihmuar, këshilluar, nxitur për të punuar e jetuar me dinjitet ashtu sikundër edhe ai e jetoi jetën e tij.
Ka qenë nder dhe privilegj për të gjithë ata që patën fatin të studionin prej tij, të punonin pranë tij, të merrnin këshillat e tij të vyera dhe të ishin shokë e miq të tij.
Faleminderit i nderuar Prof. Foto Toti për kontributin e vlerat e jashtëzakonshme që i ke dhënë Stomatogjisë Shqiptare!
Familjarëve do t’u mungojë njeriu i shenjtë.
🙏🏻Të qoftë e lehtë rruga drejt dritës Profesor!
RESPEKT, NDERIM dhe MIRËNJOHJE për JU!