Misioni dhe Vizioni

VIZIONI

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, është dhe synon të mbetet qendra më e rëndësishme akademike dhe kërkimore e shkencave mjekësore kombëtare.
Ky rol kyç dhe udhërrëfyes në edukim, kërkim shkencor dhe kujdes shëndetësor do të realizohet përmes reformimit dhe modernizimit të institucionit, duke u transformuar kështu në një institucion akademik dhe kërkimor-shkencor mjekësor që:

  • frymëzon dhe nxit frymën e bashkëpunimit universitar dhe ndëruniversitar;
  • mbështet stafin akademik dhe studentët;
  • njeh, mbështet dhe promovon ekselencën;
  • kupton, ndjek dhe mbështet nevojat e shoqërisë;
  • ofron drejtime dhe shembuj për t’u ndjekur;
  • edukon, vlerëson, formon dhe ruan lidershipin, duke u mbështetur te vlerat më të mira të traditës dhe të së ardhmes;
  • kultivon përsosuri dhe kolegjialitet brenda një komuniteti gjithëpërfshirës.

MISIONI

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, është një institucion publik i arsimit të lartë mjekësor në Shqipëri, i cili:

  • formon dhe edukon profesionistë të shëndetit në të tria ciklet e studimit, sipas standardeve më të larta profesionale;
  • realizon dhe nxit kërkimin shkencor;
  • frymëzon dhe promovon risitë në fushën e shkencave mjekësore;
  • edukon dhe frymëzon liderët e së ardhmes në fushën e mjekësisë.

Ky universitet, në bashkëpunim me studentët, qeverinë, shërbimin shëndetësor dhe shoqërinë civile, transmeton dije dhe përgatit profesionistë të shëndetit që praktikojnë kujdesin optimal ndaj pacientit, me qëllim parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve dhe përparimin e kërkimit shkencor në dobi të shëndetit.