Vijojnë regjistrimet në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë
Deri ditën e sotme në nivel Universiteti janë plotësuar 77% e kuotave të Raundit të I (parë).
Në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë janë regjistruar 90% e aplikantëve fitues, ndërsa në Fakultetin e Mjekësisë Dentare 68% dhe në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike 67%.
Programet e studimit Mjekësi e Përgjithshme dhe Stomatologji kanë përfunduar regjistrimet, ndërkohë dhe Infermieria e Përgjithshme ka realizuar 91% dhe Farmacia 84%.
Ftojmë aplikantët pranë UMT-së të përfundojnë regjistrimet e tyre duke uruar suksese pafund.