
Vizitë zyrtare nga Universiteti i Prishtinës në Universitetin e Mjekësië, Tiranë!
Sot, më 21 maj 2025, Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, mirëpriti në një takim zyrtar Prof. Dr. Sefedin Muçaj, Dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, si dhe stafin drejtues të tij. Takimi kishte për qëllim forcimin dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve tona.
Diskutimet u përqendruan në zgjerimin e bashkëpunimit në fushat akademike, kërkimore dhe profesionale, me qëllim ndarjen e eksperiencave më të mira dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta që i shërbejnë cilësisë në arsim dhe kërkim shkencor.
UMT mbetet e përkushtuar në ndërtimin dhe forcimin e bashkëpunimeve me partnerë të rëndësishëm në rajon dhe më gjerë, duke kontribuar në ngritjen e standardeve akademike dhe shkencore në fushën e mjekësisë.