3rd International Conference on Enviromental Design, ICED 2022

3rd International Conference on Enviromental Design, ICED 2022

Universiteti i hapur Helen, në Athinë, do të zhvillojë në mënyrë hibride (online dhe me prezencë fizike), Konferencën e 3-të Ndërkombëtare mbi Dizajnin Mjedisor ICED2022.

Konferenca do të kombinojë zhvillimet më të fundit shkencore në Projektimin Mjedisor, të tilla si qëndrueshmëria, ndotja, energjia, qytetet-ndërtesat, transporti, erozioni, ndryshimet klimatike, politika, pranimi social, ndikimet në shëndet.

Konferenca është një mundësi unike për ekspertët dhe kërkuesit, që mund të ndërveprojnë dhe vendosin në zbatim njohuritë e tyre dhe gjetjet më të fundit të kërkimeve, në hartimin  dhe zhvillimin e proceseve mjedisore.

Afati përfundimtar i pranimeve të punimeve është data 27 maj 2022.

Për informacione të mëtejshme klikoni link-un si më poshtë:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/04/04142022122743.pdf