NJOFTIM PËR PUNËSIMI PËR POZICIONIN E PUNËS “PERSONEL AKADEMIK” ME KOHË TË PLOTË PËR LËNDËT “ENDOKRINOLOGJI” NË DEPARTAMENTIN E SËMUNDJEVE TË BRENDSHME, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dhe në urdhrin e Rektorit nr.176 prot, datë 03. 11. 2021 shpall konkursin për pozicionin e punës “Personel Akademik” me kohë të plotë për lëndët “Endokrinologji” në Departamentin e Sëmundjeve të Brendshme, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Kandidatët konkurrentë për vendin e punës “Personel Akademik” me kohë të plotë për lëndët “Endokrinologji” në Departamentin e Sëmundjeve të Brendshme, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë:
Kritere të përgjithshme:
- Të ketë diplomë në Fakultetin e Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme, studime Universitare;
- Të zotëroj me dëshmi, të paktën një nga pesë gjuhët e huaj të Bashkimit Evropian (Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
- Të ketë licence për ushtrimin e profesionit të lëshuar nga Urdhri i Mjekut;
- Të ketë përfunduar studimet universitare me notë mesatare të ponderuar 9 (nëntë) e lartë;
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryej detyrën përkatëse;
- Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore të largimit nga puna;
Kritere Specifike:
- Të ketë diplomë specializimi të Endokrinologjisë;
- Të ketë mbaruar studimet e Doktoraturës;
- Të ketë eksperiencë pune në Endokrinologji mbi 5 (pesë) vite;
- Të ketë eksperiencë mësimdhënie si pedagog të paktën 5 (pesë) vjet në Fakultetin e Mjekësisë;
- Të ketë kualifikime apo specializime ndërkombëtare në lëndën e Endokrinologjisë;
- Të ketë licencën për ushtrimin e profesionit si Endokrinolog nga Urdhri i Mjekut;
Kritere preferenciale:
- Preferohen kandidatë që kanë eksperiencë kërkimore shkencore ndërkombëtare në fushën e Endokrinologjisë;
- Preferohen kandidatët me doktoraturë PhD;
- Të ketë botime ndërkombëtare me faktor impakti;
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proces njohje;
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noterizuar e licencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve;
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e mëparshëm;
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj dhe në mbështetje të kritereve ;
- Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore me fuqi;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;
Mungesa e një prej dokumenteve të kërkuara më sipër, sjell shkualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk mund t’ju kthehet konkurrentëve, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, në zyrën e Protokollit të Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Rruga “E Dibrës”, Nr. 371, 1005 – Tiranë).
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune me datën e shpalljes në buletinin e APP-së
- Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al