NJOFTIM PUNËSIMI PËR POZICIONIN E PUNËS “PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER ADMINISTRATIV, SEKRETARE MËSIMORE,” NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PUNËSIMI PËR POZICIONIN E PUNËS “PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER ADMINISTRATIV, SEKRETARE MËSIMORE,” NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dhe në urdhrin e Rektorit nr.177 prot, datë 03. 11. 2021  shpall konkursin për pozicionin e punës, “Personel ndihmës akademik me karakter administrativ, Sekretare Mësimore,” në Fakultetin e Mjekësisë Dentare,  në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët konkurrentë për vendin e punës, “Personel ndihmës akademik me karakter administrativ, Sekretare Mësimore,” në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë duhet të plotësojnë:

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  3. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  5. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur.
  6. Të mos ketë masa disiplinore në fuqi.
  7. Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës.

Kritere preferenciale:

  1. Të zotërojë minimalisht diplomë të nivelit “Bachelor”.
  2. Të ketë eksperience pune mbi 3 vjet.
  3. Të ketë njohuri në përdorimin e kompjuterit dhe të programeve bazë (Word, Excel)
  4. Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht), gjuha angleze përbën avantazh.
  5.  Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe për të punuar në grup.

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  3. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
  4. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë, nëse ka qenë i punësuar);
  5. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së programeve kompjuterike.
  7. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  8. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve;
  9. Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore me fuqi;
  10. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  11. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  12. Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”;
  13. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit

 

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

 

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, pranë QSUT, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune me datën e shpalljes në buletinin e APP-së

1. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
  • Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë

2. Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al