NJOFTIM PUNËSIMI PËR 1 (NJË) VEND PUNE NË POZICIONIN “DREJTOR I DREJTORISË EKONOMIKE” NË DREJTORINË EKONOMIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PUNËSIMI PËR 1 (NJË) VEND PUNE NË POZICIONIN “DREJTOR I DREJTORISË EKONOMIKE” NË DREJTORINË EKONOMIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statuti i Universitetit  të Mjekësisë, Tiranë, në vendimin e Bordit të Administrimit nr. 63 datë 08.10.2021, “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë Tiranë”, si dhe Urdhri Nr. 181. datë  05.11.2021, i Administratorit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkurrimin për vend të lirë pune, personel administrativ, si më poshtë vijon:

 

Për 1 (një) vend pune në pozicionin “Drejtor i Drejtorisë Ekonomike” në Drejtorinë Ekonomike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

1. Përshkrimi i punës:

  • Drejtori i Drejtorisë është përgjegjësi kryesor për mbarëvajtjen e punës në Drejtori. Koordinon punën vertikalisht me strukturat që ka në varësi: përgjegjës sektori, specialist dhe raporton rregullisht te Administratori i UMT-së.
  • Kryen funksionin e nëpunësit zbatues.
  • Ndjek realizmin e detyrave të ngarkuara nga ligji, ose nga eprori brenda afatit dhe raportimin në kohë të tyre.
  • Menaxhon dhe ndjek zbatimin e gjithë procedurave financiare të ndarjes dhe realizimit të zërave të buxhetit të Universitetit sipas legjislacionit në fuqi dhe në lidhje të ngushtë me institucionet financiare shtetërore;
  • Mbikëqyr të gjithë veprimet për përgatitjen e programit buxhetor afatmesëm dhe vjetor të Universitetit dhe përgatit raportet për Administratorin e UMT-së dhe organet kolegjiale.
  • Siguron mbajtjen e librave të llogarisë, pagat, kontratat, pagesat, menaxhimin e bilancit të cash-it, hartimin e pasqyrave financiare periodike dhe analizave të tyre.
  • Është përgjegjës për raportimet periodike për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë si dhe raportime financiare të kërkuara jashtë radhë nga institucione të ndryshme;
  • Realizon përdorimin me eficiencë dhe efektivitet të burimeve financiare duke respektuar parimet e transparencës, mirëbesimit dhe ligjshmërisë, si dhe shmangien e shpërdorimit, keqpërdorimit e vjedhjes së pasurisë.
  • Është përgjegjës për menaxhimin e fondeve të projekteve të huaja të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
  • Është përgjegjës për kryerjen vjetore të inventarëve të magazinës dhe të aseteve të Rektoratit si dhe udhëzon dhe ndjek kryerjen e inventarëve nga ana e njësive shpenzuese të Universitetit;
  • Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme.

2. Kriteret

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Ekonomike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë”;
  • Të ketë mbi 5 vite eksperiencë pune në profesion”;
  • Aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
  • Njohuri të gjuhës së huaj anglisht dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër.

3. Kushtet

  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të jete në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje.
  • Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra.

 

Përbën avantazh për këto pozicion aftësia në komunikim, aftësia organizative dhe manaxheriale, aftësia për të punuar në grup.

4. Kërkesat e përgjithshme që duhet të plotësoj kandidati janë:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  • Të jetë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
  5. Kopje e librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vërtetojnë përvojën në punë);
  6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  7. Vërtetim i gjendjes gjyqësore, Formular vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  8. Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  9. Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar;
  10. Certifikate/ Dëshmi që vërtetojnë njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft Office;
  11. Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  12. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  13. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit.

 

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhen pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

 

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: është  15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes në Buletinin e APP-së.

 

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al

1. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuritë mbi Ligjin nr.80/2015 “Për arsimin e larte dhe kërkimin shkencor në IAL në R.SH.”
  • Njohuritë mbi Ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Ligji nr. 9936, datë26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar ;
  • Ligji nr. 10926, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin e Financiar dhe Kontrollin”, i ndryshuar. buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar ;
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave financiare e administrative.

2. Mënyra e vlerësimit:

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; eksperiencën e tyre të mëparshme; motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.