NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “PERSONEL AKADEMIK” ME KOHË TË PLOTË PËR LËNDËT “MJEKËSIA LIGJORE” DHE “ETIKË & DEONTOLOGJI” NË DEPARTAMENTIN E ANATOMISË PATOLOGJIKE DHE MJEKËSISË LIGJORE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË.

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “PERSONEL AKADEMIK” ME KOHË TË PLOTË PËR LËNDËT “MJEKËSIA LIGJORE” DHE “ETIKË & DEONTOLOGJI” NË DEPARTAMENTIN E ANATOMISË PATOLOGJIKE DHE MJEKËSISË LIGJORE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË.

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dhe në urdhrin e Rektorit nr. 135 prot, datë 16.11. 2021 shpall konkursin për pozicionin e punës “Personel Akademik” me kohë të plotë për lëndët “Mjekësia Ligjore” dhe “Etikë & Deontologji” në Departamentin e Anatomisë Patologjike dhe Mjekësisë Ligjore në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët konkurrentë për vendin e punës “Personel Akademik” me kohë të plotë për lëndët “Mjekësia Ligjore” dhe “Etikë & Deontologji” në Departamentin e Anatomisë Patologjike dhe Mjekësisë Ligjore në Fakultetin e Mjekësisë, duhet të plotësojnë:

 

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar.
  2. Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;
  3. Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme (Brenda ose jashtë vendit);
  4. Të ketë notë mesatare të studimeve mbi 8;
  5. Të zotëroj me dëshmi, të paktën një nga pesë gjuhët e huaj të Bashkimit Europian (Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
  6. Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  7. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryej detyrën përkatëse.
  8. Të mos jetë marë ndaj tyre masë disiplinore apo administrative nga punëdhënësi.

 

Kritere preferenciale:

  1. Të ketë kryer specializimin pasuniversitar për “Mjekësi Ligjore” dhe të ket fituar titullin “Mjek Ligjor”.
  2. Duhet të paktën të ketë fituar gradën Shkencore “Doktor i Shkencave”
  3. Të ketë jo më pak se tre vite përvojë akademike, si pedagog i jashtëm në lëndën Mjekësi Ligjore dhe /ose Etikë dhe Deontologji, pranë UMT.
  4. Të ketë të paktën 5 vitet e fundit përvojë profesionale të pandërprerë si mjek specialist në Mjekësi Ligjore pranë IML të Shqipërisë apo institucione homologe me IML, në vendet e BE ose USA.

 

Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje;
  6. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
  7. Kopje e noterizuar e dëshmis së njohjes së gjuhës së huaj
  8. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  9. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike;
  10. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
  11. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj dhe në mbështetje të kritereve ;
  12. Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore me fuqi;
  13. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  14. Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtroijnë funksione publike”
  15. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit

 

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, s’jell skualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk mund t’ju kthehet konkurrentëve, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, në zyrën e Protokollit të Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune me datën e shpalljes në buletinin e APP-së

 

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare  www.umed.edu.al

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al