Marrëveshja ndërmjet UMT dhe AADF për Programin READ

Marrëveshja ndërmjet UMT dhe AADF për Programin READ

Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT) dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF) për Programin READ (Research Expertise from Academic Diaspora).

Kjo marrëveshje do të fokusohet në katër drejtime:

  1. Kërkim shkencor i përbashkët për publikime në revista me faktor të lartë impakti;
  2. Mbikëqyrje të doktoraturave në Shqipëri me mentorë nga Diaspora Shkencore;
  3. Zhvillimin dhe përmirësimin e kurrikulave dhe hartimin e programeve të përbashkëta të studimit me IAL të huaja;
  4. Angazhimin e akademikëve të diasporës shqiptare në procesin e mësimdhënies në UMT me qëllim shkëmbimin e eksperiencave.

Për AADF marrëveshja u nëndhkrua nga Z. Aleksandër Sarapuli dhe Z. Martin Mata dhe për UMT nga Rektori, Prof. Arben Gjata.