3 Dhjetor – Dita Botërore e Personave me Aftësi të Veçanta

3 Dhjetor – Dita Botërore e Personave me Aftësi të Veçanta

Kjo ditë speciale pati një vëmendje të veçantë dhe nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT).

UMT është partner i Projektit IDEA, projekt i cili ka si qëllim  përmirësimin e aksesit, krijimin e kushteve mësimore, rritjen e kapaciteteve menaxheriale, njerëzore dhe infrastrukturore të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi, për të mundësuar përfshirjen e studentëve me aftësi të veçanta.

Ju ftojmë të ndiqni këtë mesazh emocionues të përgatitur nga UNDP Albania, që vjen në kuadër të një programi të përbashkët të OKB dhe që zbatohet nga UNDP dhe agenci të tjera të OKB-së, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale  dhe me mbështetjen financiare të Ambasadës Zvicerane në Shqipëri #Askush të mos mbetet pas skene# COD-Center For Openness And Dialogue