Sfidat e menaxhimit të ASCVD dhe Dislipidemive, të rejat mbi trajtimin e tyre

Aktivitet shkencor edukues me temë: „Sfidat e menaxhimit të ASCVD dhe Dislipidemive, të rejat mbi trajtimin e tyre”, i organizuar nga Prof. Artan Goda dhe Departamenti i Kardiologji I, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tirane. Në dt 24 Mars 2022, ora 13.00 në Hotel Arvi, Durres. Në këtë event

Start

End

Aktivitet shkencor edukues me temë: „Sfidat e menaxhimit të ASCVD dhe Dislipidemive, të rejat mbi trajtimin e tyre”, i organizuar nga Prof. Artan Goda dhe Departamenti i Kardiologji I, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tirane. Në dt 24 Mars 2022, ora 13.00 në Hotel Arvi, Durres.

Në këtë event shkencor do të diskutohet mbi udhëzuesit më të fundit mbi diagnozën dhe menaxhimin e dislipidemive, duke nënvizuar rëndësinë e vlerësimit të sëmundjeve kardiovaskulare aterosklerotike, shpesh të bashkëshoqëruara me sëmundje të tjera kronike dhe që vënë në rrezik jetën e pacientëve, për të arritur në një diagnozë të saktë dhe të hershme, veçanërisht në popullatën me moshë të re. Do të diskutohet mes të tjerash edhe për rolin e LDL-C dhe lipoproteinës a [ Lp(a) ] si një faktor risku i pavarur për sëmundjet kardiovaskulare si dhe për qasjet e reja në menaxhimin e nivelit të lartë të LDL-C dhe Lp(a).

Ky aktivitet është në proces akreditimi nga QZHP për mjekët specialistë dhe mjekët e familjes.

MORE DETAIL