NJOFTIM PËR POZICIONET E PUNËS PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË NË DEPARTAMENTIN E NEUROSHKENCËS, LËNDA NEUROLOGJI DHE NEUROKIRURGJI, FAKULTETI I MJEKËSISË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 37, datë 08.03.2023, shpall konkursin për pozicionet e punës personel akademik me kohë të plotë në Departamentin e Neuroshkencës, Lënda Neurologji dhe Neurokirurgji, Fakulteti i Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
Kandidatët konkurrentë për pozicionet e punës personel akademik me kohë të plotë në Departamentin e Neuroshkencës, Lënda Neurologji dhe Neurokirurgji, Fakulteti i Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë,duhet të plotësojnë:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë diplomuar në Master shkencor në Mjekësi e Përgjithshme;
- Të jetë diplomuar si mjek specialist në Neurologji;
- Të zotëroj licencë për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhëri i Mjekëve të Shqipërisë;
- Të ket përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi 8 (tetë);
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të zotërojë me dëshmi, të paktën një nga pesë gjuhët e huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
- Të ketë të paktën 10vite eksperiencë si mjek specialist në Spitalet Universitare;
- Të ketë gradën Doktor;
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
- Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryej detyrën përkatëse;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;
Kritere preferenciale:
- Të ketë titullin shkencor “Profesor” ose “Profesor i asociuar”;
- Të ketë të paktën 10 vite eksperiencë në mësimdhënie;
- Të ketë trajnime pasuniversitare ose trajnime në kuadrin e edukimit në vazhdim në fushën e Neuroshkencës;
- Të ketë aftësi komunikimi dhe pune në grup;
- Të ketë pjesëmarrje aktive në aktivitete shkencore dhe/ose projekte shkencore të fushës së Neuroshkencës;
- Të ketë publikime shkencore në revista shkencore në fushën e Neuroshkencës;
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proces njohje;
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj ;
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Të paktën dy referenca, nga të cilat të paktën njëra të jetë nga Profesor i fakultetit ku është diplomuar;
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj dhe në mbështetje të kritereve ;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Kopje e noterizuar e licencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve;
- Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015”;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;
Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, s’jell skualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk mund t’ju kthehet konkurrentëve, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar në zyrën e Protokollit të Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune me datën e shpalljes në buletinin e APP-së
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al