HAPET THIRRJA PËR MOBILITET PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR TRAJNIM NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, GRAZ, AUSTRI
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për mobilitet për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Mjekësisë, Graz, Austri, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023/2024.
Mobiliteti përfshin:
- Shkëmbimin e stafit akademik për trajnim (1 kuotë)
Kohëzgjatja e mobilitetit:
- 5 ditë + 1 ditë udhëtim
Bursa përfshin:
- Kompensimin ditor (160 EURO në ditë për stafin)
- Koston e udhëtimit (275 EURO-në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).
Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Për t’u njohur më gjerë me këtë universitet klikoni në linqet e mëposhtme:
https://www.medunigraz.at/en/university-departments;
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Curriculum Vitae në gjuhën Angleze në formatin Europass;
- Fotokopje e pasaportës;
- Letër motivimi në gjuhën Angleze;
- Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2, e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze;
- Vërtetim nga Dekani i Fakultetit që lejon shkëputjen nga puna për të kryer mobilitetin;
- Plani i Mobilitetit.
Plani i mobilitetit:
Për të shkarkuar formatin e planit të mobilitetit klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2023/09/higher-education-mobility-agreement-training-1.docx
Afati I fundit për aplikim: 20 Tetor 2023
Dokumentet duhen dorëzuar në Zyrën e Protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit që përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.
Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2023/09/Formulari-i-aplikimit-per-mobilitet_STAF.docx