NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNËS “PËRGJEGJËS / DREJTUES I NJËSISË SË AUDITIMIT TË BRENDSHËM” NË NJËSINË E AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në ligjin nr. 114/2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik” i ndryshuar, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Vendimin e Bordit të Administrimit të UMT-së nr. 63, datë 08.10.2022“Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, ndryshuar me vendimin nr. 58, datë 21.09.2023 “Për disa ndryshime në Vendimin e Bordit të Administrimit të UMT-së …”, si dhe në Urdhrin e Administratorit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë me nr.199, datë 28.09.2023, shpall konkursin për vend të lirë pune, si më poshtë:
Për 1 (një) vend në pozicionin e punës “Përgjegjës / Drejtues i Njësisë së Auditimit të Brendshëm” në Njësinë e Auditimit të Brendshëm në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
Kandidatët për pozicionin e punës “Përgjegjës/Drejtues i Njësisë së Auditimit të Brendshëm” në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë kriteret dhe të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkencat Ekonomike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
- Përgjegjësi / Drejtuesi i Njësisë së Auditit të Brendshëm duhet të ketë përvojë pune 5 vjet në profesion, nga të cilat jo më pak se 3 vjet në fushën e auditimit, dhe te jetë i certifikuar si “Auditues i brendshëm në sektorin publik”.
Kushtet:
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse:
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
- Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra;
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
- Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht).
Përshkrimi i Punës:
- Ushtron veprimtarinë në përputhje me parashikimet e Ligjit nr.114/2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik” i ndryshuar, dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, Kodin e Etikës dhe Kartën e Auditimit të Brendshëm Publik, etj;
- Ka si objekt të punës, sigurimin e menaxhimit për përdorimin efektiv të fondeve dhe përmirësimin e veprimtarisë të UMT-së dhe njësive shpenzuese;
- Harton metodologji specifike të auditimit, kryen auditime të përgjithshme për politikat dhe procedurat, kryen analiza speciale sipas orientimeve;
- Bashkërendon punën me Drejtoritë për përgatitjen e relacioneve dhe ndjek zbatimin e detyrave të lëna nga grupet e ndryshme të kontrollit në UMT-ë.
Paga për pozicionin e punës “Përgjegjës/Drejtues i Njësisë së Auditimit të Brendshëm” në UMT:
Paga bazë e këtij pozicioni pune është Niveli III-3 sipas Udhëzimit nr. 16/2023 të Ministrit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të Republikës së Shqipërisë.
Dokumentacioni që duhet të paraqesin kandidati/ët:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV), sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
- Kopje e librezës së punës së noteruar (të gjitha faqet që vërtetojnë përvojën në punë);
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;
- Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar:
- Dëshmi “Auditues i brendshëm në sektorin publik” të noterizuar;
- Referenca nga punëdhënës/epror direkt të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
Mungesa e një prej dokumenteve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht kandidatit, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati i dorëzimit:
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, të inventarizuar, në Zyrën e Protokoll-Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, në adresën: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005 – Tiranë, Shqipëri;
Afati i dorëzimit i dokumentacionit është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike që nga dita e Shpalljes së njoftimit, në Buletinin e Agjensisë së Prokurimit Publik.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet e-mail në adresën info@umed.edu.al
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuritë mbi Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 114/2015, datë 22.10.2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”, i ndryshuar;
- Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e auditimit.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.