NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND PUNE “TEKNIK I SPECIALITETEVE TË NDRYSHME”, NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE DHE INVESTIMEVE, DREJTORIA E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND PUNE “TEKNIK I SPECIALITETEVE TË NDRYSHME”, NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE DHE INVESTIMEVE, DREJTORIA E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Vendimin e Bordit të Administrimit nr. 63, datë 08.10.2021“Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë” i ndryshuar, si dhe në Urdhrin e Administratorit të UMT-së Nr. ­­200, Datë 28.09.2023 “Për fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës “Teknik i Specialiteteve të Ndryshme”, në Sektorin e Shërbimeve dhe Investimeve, në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune si më poshtë:

 

Fillimin e procedurës së punësimit për 1 (një) vend në pozicionin e punës Teknik i Specialiteteve të Ndryshme”, me kohë të plotë Sektorin e Shërbimeve dhe Investimeve, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

 

Përshkrimi përgjithësues i punës:

  • Mirëmban në vazhdimësi të gjitha ambientet e UMT-së, ku përfshihen sallat, zyrat.
  • Mirëmban dhe vë në funksionim sistemin e ngrohjes, ftohjes dhe aspirimit.
  • Ka në mbikqyrje të përditshme sistemin elektrik si dhe të gjitha nyjet hidrosanitare, evidenton mangësitë dhe i raporton ato tek Kryetari i Degës së Shërbimeve.
  • Ka në mbikqyrje ambientet e brendshme dhe të jashtme të godinës dhe merr masa për të korrigjuar e meremetuar defektet.
  • Përveç detyrave kryesore, ndjek dhe realizon edhe detyra të tjera rastësore sipas nevojave të
  • Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët.

 

Kandidatët për “Teknik i Specialiteteve të Ndryshme”, me kohë të plotë në Sektorin e Shërbimeve dhe Investimeve, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:

 

Kritere:

  1. Të ketë përfunduar studimet e mesme për teknik i specialiteteve të ndryshme.
  2. Të ketë certifikatë/diploma për specialitetin në vartësi të specifikave të punës;
  3. Të ketë të paktën 1 vit përvojë pune
  4. Të jetë shtetas shqiptar;

 

Kushtet:

  1. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  3. Të mos jetë dënuar me vendim te formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimiapo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  4. Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra;

 

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit (ID);
  4. Kopje të noteruar e diplomës/diplomave bashkë me listen e notave të arsimit përkatës;
  5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar) në qoftë se ka punuar;
  6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  7. Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  8. Vërtetim nga institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  9. Referencë nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  10. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;

 

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

 Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njehsuar me origjinalin, të inventarizuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë.

 Afati i dorëzimit të dokumentacionit është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve  kalendarike, që nga dita e shpalljes së njoftimit në Buletinin e APP-së.

 

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al