THIRRJE PËR APLIKIM PËR PROJEKT-PROPOZIME NË KUADËR TË PROGRAMEVE KOMBËTARE TË KËRKIMIT SHKENCOR (PKKZH) PËR VITIN 2024
Në zbatim të Vendimit të Bordit të Administrimit të AKKSHI nr. 1, datë 18.01.2024 “Për alokimin e buxhetit të AKKSHI-së, për vitin 2024”, hapet thirrrja për financimin e projekteve të PKKZH-së, në fushat prioritare si më poshtë:
- Biodiversiteti dhe Mjedisi
- Bujqësia, Ushqimi dhe Bioteknologjia
- Shëndetësia dhe shkencat mjeksore
- Sistemet dhe Teknologjitë e Informacionit
- Shkencat Sociale dhe Albanologjike
- Uji dhe Energjia
Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit pranë Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, është data: 04.03.2024.
Dorëzimi i aplikimeve
Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin pranë zyrës së Protokoll-Arkivës së Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në 4 kopje të shtypura dhe një kopje digjitale (USB) si dhe me email në adresën komisionivleresimitteprojekteve@umed.edu.al
Për informacion më të detajuar, klikoni linqet si më poshtë:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/02/ANEKS-2.-Forma-e-Propozimit-Financiar-2024.xlsx
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/02/ANEKS-3.-Deklarata-e-angazhimit-PKKZH-2024.docx
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/02/Lista-e-dokumentave-për-aplikim-për-PKKZH-2024.docx