HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR MOBILITET NË UNIVERSITETIN E ARISTOTELIT, SELANIK, GREQI
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për mobilitet për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Aristotelit, Selanik, Greqi për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025.
Lloji i mobilitetit përfshin:
- Shkëmbimin e studentëve
Niveli i mobilitetit:
- Program studimi i ciklit të dytë
Kohëzgjatja e mobilitetit
- 5 muaj
Fusha e studimit:
- Mjekësi e Përgjithshme
Koha e realizimit të mobilitetit:
Semestri i parë i vitit akademik 2024-2025 (Tetor 2024 deri në Shkurt 2025)
Për t’u njohur me kalendarin akademik dhe katalogun e programeve të studimit që ofron ky universitet klikoni në linqet e mëposhtme
https://qa.auth.gr/saml_login
Bursa përfshin:
- Kompesimin mujor (850 euro për studentët)
- Kostot e udhëtimit në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe universitetit të origjinës
Për të përcaktuar distancën, klikoni në link-un e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- CV në gjuhën Angleze
- Fotokopje e pasaportës
- Vërtetim studenti e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze
- Letër motivimi në gjuhën Angleze
- Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2) e noterizuar
- Listë notash e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze
- Marrëveshja e Studimit (Learning Agreement) *
* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility“.
Në tabelën A përcaktohet aktiviteti që do tëzhvillohet në universitetin pritës.
Në tabelën B përcaktohet se cili prej aktiveteve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Mjekësisë, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucionali Erasmus +, Prof. Dr. Alma Idrizi.
Formatin e Marrëveshjeve të Studimit e shkarkoni nga linqet mëposhtme:
Marrëveshja e studimit për Mjekësinë e Përgjithshme
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/04/Marreveshja-e-studimit-1.docx
Afati për aplikim: 17 Prill 2024
Dokumentet duhen dorëzuar në Zyrën e Protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë,
Tiranë si edhe të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit që përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/04/Formulari-i-aplikimit-per-mobilitet_STUDENT-1.docx