Thirrje multilaterale Eureka Network projects – për Kërkim dhe Zhvillim (K&ZH) me Bashkimin Perëndimor
Eureka është rrjeti publik më i madh i bashkëpunimit ndërkombëtar në kërkim dhe zhvillim dhe inovacion, duke mbuluar mbi 45 vende. Është një organizatë ndërqeveritare me qëllim rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së industrive nëpërmjet financimit dhe mbështetjes së projekteve të bashkëpunimit ndërkombëtar në kërkim dhe zhvillim të nxitura nga nevojat reale të tregut.
Autoritet kombëtare financuese të Shqipërisë, Austrisë, Francës, Hungarisë, Malit të Zi, Serbisë, Turqisë kanë caktuar fonde për organizatat që bashkëpunojnë në projekte ndërkombëtare të kërkim zhvillimit. Kjo është një thirrje nga poshtë lart pa kufuzime tematike.
Ju mund të dërgoni aplikimin tuaj të projektit K&ZH EUREKA Network Projects për këtë thirrje deri me 15 Maj 2024. Konsorciumi i projektit tuaj duhet të përfshijë organizata me bazë në të paktën DY nga vendet e përmendura dhe duhet të ketë të paktën një partner nga vendet pjesëmarrëse të Ballkanit Perëndimor. Përveç atyre partnerëve, mund të marrin pjesë partnerë nga vende të tjera të Eureka-s ose vende jashtë tij, me kusht që financimi publik ose vetëfinancimi i tyre të sigurohet para afateve të thirrjeve për projekte.
Programi Eureka: Network projects
Vendet/rajonet pjesëmarrëse;
Shqipëri, Austri, Francë, Hungari, Mal i Zi, Serbi, Turqi
Qëllimi:
Kjo është një thirrje nga lart poshtë, pa kufizime tematike, por aplikuesit ftohen të shikojnë seksionin “Kushte dhe rregulla financimi për secilin vend dhe kontakte” për më shumë informacion.
Data me rëndësi:
o 15 Maj 2024: Afati i mbylljes së aplikimeve të projekteve Eureka në 17:00 CET (për rregullat kombëtare, lutem shiko please see section “Kushte dhe rregulla financimi për secilin vend dhe kontakte”).
o Fundi i Qershorit 2024: Përgjigje aplikuesve për pranueshmërinë.
o Tetor 2024: Vlerësimi kombëtar.
o Tetor 2024: Takimi konsensusi i autoriteteve financuese.
o Nëntor 2024: Procedura e etiketimit Eureka vendimi për financimin. o Fundi i 2024 – fillimi i 2025: Fillimi i pritshëm i projektit.
o Deri në 36 muaj: Kohëzgjatja e projektit.
Të dhëna për financimin:
Shqipëria (AKKSHI- Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit): Grant deri në 50,000 Euro/ deri në 80% të kostos së pranuar të projektit për SME-të, universitetet dhe institucionet kërkimore dhe deri në 65% për kompanitë e mëdha.
Financimi do të aprovohet për projekte që marrin një vlerësim pozitiv nga të gjithë autoritetet kombëtare financuese përkatës. Financimi i nënshtrohet kushteve të mundësive buxhetore dhe rregullave kombëtare të financimit të përcaktuara nga çdo autoritet kombëtar financues.
Aplikimi:
- Kontaktoni autoritetin tuaj të kombëtar financues duke përdorur formularin e kontaktit në faqen e Eureka për të diskutuar projekt idenë, fizibilitetin financiar, pranueshmërinë dhe procedurat kombëtare.
- Krijoni një llogari në portalin tonë të aplikimit (një llogari për konsorcium)https://eureka.
smartsimple.ie/s_Login.jsp dhe zgjidhni mundësinë e financimit tek e cila doni të aplikoni. - Nëpërmjet portalit, plotësoni një formular aplikimi për konsorcium (në Anglisht) dhe ftoni dhe partneret e tjerë të konsorciumit të plotësojnë një formular partneri.
- Aplikimi juaj duhet të plotësohet online deri në 15 May 2024, 17:00 CET.
- Ngarkoni një “GANTT chart” (një për çdo konsorcium), një formular bashkë-nënshkrimi tënënshkruar dhe të plotësuar (të cilin mund ta shkarkoni në platformë) dhe anekse të tjera të nevojshme dhe and any additional required annexes.
- Aplikimi juaj do të kontrollohet që të jetë i plotë dhe i pranueshëm para se të shqyrtohet duke përdorur një procedure standarde vlerësimi. Nëse kalon me sukses, projekti juaj do të marrë një etiketë Eureka.
- Nëse kërkohet nga autoriteti juaj kombëtar financues, duhet të dorëzoni një aplikim kombëtar për financim – duke patur parasysh të gjitha procedurat dhe rregullat kombëtare përkatëse. Afatet e dorëzimit mund të ndryshojnë ndërmjet autoriteteve kombëtare financuese pjesëmarrëse.
- Autoriteti juaj kombëtar financues mund të kryejë një vlerësim të mëtejshëm (të bërë nga Koordinatori Kombëtar i Projektit dhe ekspertët teknikë) sipas rregullave kombëtare pare se të vendosë dhënien e fondeve për aplikuesit fitues.
- Hapi pëfundimtar është plotësimi dhe nënshkrimi i marrëveshjes së konsorciumit (CA). Ne ju sugjerojmë që të kërkoni këshillim ligjor në përgatitjen e marrëveshjes tuaj.
Kushte dhe rregulla financimi për secilin vend dhe kontakte Shqipëria:
Afati 15 Maj 2024
Buxheti 200.000 Euro për 2024
Tema me interes:
Thirrje nga poshtë lart pa kufizime tematike. Prioritet në zgjedhjen e propozimeve do t’i jepet fushave si vijon: Bujqësia (Veterinaria, Zooteknika), Siguria Ushqimore dhe Bioteknologjia; Sistemet e Informacionit dhe Teknologjia; Shkenca Sociale dhe Albanologjike; Biodiversiteti dhe Mjedisi; Shëndeti; Uji dhe Energjia.
Rregulla kombëtare specifike:
Shqipëria do të financojë pjesëmarrësit e Eureka Network Projects nëpërmjet Programet Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit në Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI). Mund të sigurojmë një buxhet special për pjesëmarrësit e Eureka Network Projects prej 200.000 EUR në 2024, që do të vlerësohet nga ekipi vlerësues i AKKSHI-së brenda 3 muajsh.
Ne do të nxisim universitetet që të aplikojnë bashkarisht dhe në bashkëpunim me SME-të.
Kosto të pranuara dhe përqindjet e financimit:
Kostot e pranueshme janë kosto pajisjesh, udhëtimi, stafi, për shërbime zhvillimi të jashtme dhe kosto të tjera zhvillimi. Përqindjet e financimit:
– Ndërmarrjet mikro dhe të vogla deri në 80%
Dokumente shtesë të nevojshme:
- – Universitetet dhe institutet kërkimore deri në 80%
- – Ndërmarrjet e mesme deri në 75%
- – Ndërmarrjet e mëdha deri në 65%
Maksimumi i financimit për projekt është 50.000 Euro. Propozime të projekteve kombëtare
Person Kontakti:
Robert Dumi
Eureka NPC
Email: Robert.dumi@nasri.gov.al
Tel: +355 68 20 39220
Për më shumë informacion rreth Eureka Network projects, klikoni në linkun vijues :https://eureka.smartsimple.
Per me shume informacion klikoni link-un si me poshte: https://nasri.gov.al/eureka/