NJOFTIM

NJOFTIM

Shuhet Prof. Dr. Gjergj Minga Kushdo, që ka pasur fatin të jetë student apo koleg i tij, mik apo fqinj i tij, i afërt apo i njohur me të, mund të dëshmojë se nëse urtia do të kishte emër tjetër, ky emër do të ishte emri i Prof. Dr. Gjergj Mingës. Sa herë shuhet një njeri i urtë, shoqëria humb diçka prej vetes.

Prof. Dr. Gjergji Minga lindi më 22 qershor 1940 në qytetin e Korçës. Ai përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës dhe u emërua pedagog në lëndën e Biokimisë Mjekësore.

Prof. Dr. Gjergji Minga ka dhënë një kontribut të çmuar ne fushën akademike, veçanërisht në Fakultetin e Mjekësisë:

Autor i dhjetra librave për studentët e degëve të Mjekësisë së Përgjithshme dhe Stomatologjisë midis të cilëve tekstet e para të Biokimisë Mjekësore dhe të Historisë së Mjekësisë shqiptare. Është bashkëautor i Fjalorit Latinisht – Shqip të Mjekësisë. Ka botuar disa dhjetra studime në periodikun shkencor mjekësor të kohës dhe ka kryer një sërë studimesh për anë të veçanta të shërbimit shëndetësor.

Universiteti i Mjekësisë Tiranë shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe njerëzve të dashur të Prof. Dr. Gjergji Mingës.