Hapet thirrja për mobilitet për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024 në Universitetin e Shkencave të Aplikuara “Lavoslav Ružička” në Vukovar, Kroaci
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për mobilitet për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara “Lavoslav Ružička” në Vukovar, Kroaci, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024
Mobiliteti përfshin shkëmbimin e stafit akademik për trajnim (1 kuotë)
Kohëzgjatja e mobilitetit: 5 ditë + 2 ditë udhëtim
Fusha e mobilitetit: Reumatologji, Fizioterapi
Bursa përfshin:
- Kompensimin ditor (180 EURO në ditë për stafin)
- Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Për t’u njohur me kalendarin akademik dhe katalogun e programeve të studimit që ofron Universiteti i Shkencave të Aplikuara “Lavoslav Ružička” në Vukovar, Kroaci, klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://www.vevu.hr/
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Curriculum Vitae në gjuhën Angleze
- Fotokopje e pasaportës
- Letër motivimi në gjuhën Angleze
- Vërtetim punësimi (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën Angleze) dhe leje nga Dekani i Fakultetit përkatës që lejon shkëputjen nga puna për të kryer mobilitetin
- Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2, e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze
- Plani i mobilitetit në gjuhën angleze
Për të shkarkuar formatin e planit të mobilitetit klikoni në linkun:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/06/Plani-i-mobilitetit-per-stafin-administrativ.docx
Afati për aplikim: 27.06.2024
Plani i mobilitetit firmoset nga aplikanti, më pas nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alma Idrizi.
Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/01/Formulari-i-aplikimit-per-stafin-akademik-1.docx