HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR MOBILITET PËR SPECIALIZANTË NË UNIVERSITETIN E PERUXHËS, ITALI, NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për mobilitet në Universitetin e Peruxhës, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.
Lloji i Mobilitetit: Internship për ciklin e tretë të studimeve (specializantë)
Dega: Obstetrikë-Gjinekologji
Kuotat: 2 (dy)
Kohëzgjatja: 6 muaj
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular aplikimi
- CV në gjuhën angleze
- Fotokopje e pasaportës
- Vërtetim specializanti i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën angleze
- Letër motivimi në gjuhën angleze
- Certifikatë e gjuhës së huaj të noterizuar (niveli minimal Anglisht B1/Italisht A2)
Afati i fundit për aplikim: 31 Dhjetor 2024
Për t’u njohur më gjerë me këtë universitet klikoni në linqet e mëposhtme:
https://www.unipg.it/didattica/corsi-di-laurea-e-laurea-magistrale/area-medico-sanitaria-veterinaria
Dokumentet duhen dorëzuar në Zyrën e Protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit që përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/12/Formulari-i-aplikimit-1-1.docx
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, ju uron suksese në aplikimin tuaj!