
Hapet thirrja për bursë për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për mobilitet në Universitetin L’Aquila, Itali në kuadër të programit Erasmus+.
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitet për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Universitetin L’Aquila, Itali.
Mobiliteti përfshin:
- Shkëmbimin e studentëve per studime
Fusha e studimit
- Mjekësi e përgjithshme
Kohëzgjatja e mobilitetit:
- 5 muaj
Mobiliteti duhet të realizohet në semestrin e dytë të vitit akademik 2025/2026
Numri i kuotave:
- 3 (tre)
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit në gjuhën Italiane, që ofron Universiteti i L’Aquila, në Itali klikoni në linkun e mëposhtëm;
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2026/01/template-course-catalogue-1.pdf
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Formulari i aplikimit; http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2026/01/Formular-aplikimi-studentë-LAquila.docx
- Curriculum Vitae në gjuhën Angleze(Formati Europass);
- Letër motivimi në gjuhën Angleze;
- Plani i mobilitetit; http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2026/01/Learning-Agreement-LAquila-ka171-2023_en.docx
- Listë notash të diplomës paraardhëse (e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze);
- Kopje të diplomës paraardhëse;
- Fotokopje e pasaportës;
- Vërtetim studenti (e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze);
- Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze ose Italiane në nivelin B2;
- Formulari i deklarimit. http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2026/01/Formular-Deklarimi-13-2.docx
Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra
Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: erasmus@umed.edu.al
Afati i fundit për aplikim: 26.01.2026
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!


