
Hapet thirrja për aplikim për staf akademik për mësimdhënie në Universitetin L’Aquila, Itali në kuadër të programit Erasmus+, për semestrin e dytë të vitit akdemik 2025/2026
Në kuadër të programit Erasmus+, hapet thirrja për aplikim për mobilitet në Universitetin L’Aquila, Itali, për semestrin e dytë të vitit akdemik 2025/2026.
Mobiliteti përfshin:
- Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie nga Fakulteti i Mjekësisë .
Kohëzgjatja e mobilitetit:
- 5 ditë +2 ditë udhëtim
Numri i kuotave:
- 2 (dy)
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit, që ofron Universiteti i L’Aquila, në Itali klikoni në linkun e mëposhtëm;
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2026/01/template-course-catalogue-1-1.pdf
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Formulari i Aplikimit. http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2026/01/Formular-aplikimi-staff-LAquila.docx
- Curriculum Vitae në gjuhën Angleze ose Italiane (Formati Europass);
- Letër motivimi në gjuhën Angleze;
- Plani i mobilitetit; http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2026/01/mobility-ag.-TEACHING.docx
- Fotokopje e pasaportës;
- Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze ose Italiane në nivelin B2;
- Vërtetim punësimi dhe leje nga Dekani i Fakultetit përkatëspër të realizuar mobilitetin (i përkthyer dhe i noterizuar nëgjuhën angleze);
Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra
Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: erasmus@umed.edu.al
Afati i fundit për aplikim: 26.01.2026
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!


