Transferimet-dhe-Programet-e-dyta-te-studimit

Transferimet dhe Programet e dyta te studimit

Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si dhe në aktet nënligjore në fuqi të ministrisë përgjegjëse për arsimin, UMT jep mundësinë e transferimit të studimeve dhe ndjekjen e një programi të dytë studimi.

TRANSFERIMET

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ofron mundësinë e transferimit të studimeve për studentët që kanë përfunduar të paktën një vit studimi në programe të njëjta ose të përafërta të të njëjtit cikël, brenda institucionit ose nga institucione të tjera të arsimit të lartë, sipas kuotave të miratuara nga Senati Akademik i UMT.

Vendimi për njohjen e plotë ose të pjesshme të krediteve të grumbulluara nga një student, me qëllim vazhdimin e studimeve në UMT, i takon komisionit përkatës të ngritur pranë njësisë kryesore që pranon studentin, sipas kritereve të përcaktuara në rregulloren e tij. Miratimin përfundimtar për kërkesën për transferim e bën rektori i UMT-së, pas miratimit të Dekanatit përkatës të njësisë kryesore ku ka aplikuar kandidati.

 

NDJEKJA E NJE PROGRAMI TE DYTE STUDIMI

Personat që kanë përfunduar një program studimi, kanë të drejtë të ndjekin një program të dytë studimi të të njëjtit cikël, sipas kuotave të miratuara nga Senati Akademik i UMT. Në këtë rast pranohen për aplikim, si rregull, kandidatët me diplomë të përafërt me programin e dytë në të cilin kërkojnë të studiojnë, nga të cilët përzgjidhen ata me mesatare më të lartë.

 

 

Informacioni lidhur me kuotat e pranimit, procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në kuadër të transferimit dhe ndjekjes së një programi të dytë studimi, në zbatim të udhëzimeve përkatëse të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, gjendet në linkun më poshtë:

http://umed.edu.al/pranimet-ne-programet-e-ciklit-te-pare-te-integruara-te-ciklit-te-dyte-dhe-te-ciklit-te-dyte-ne-universitetin-e-mjekesise-tirane-per-vitin-akademik-2024-2025/