Znj. ALBA SAKO
KANCELARE E FAKULTETIT TË MJEKËSISË DENTARE
CURRICULUM VITAE
1984 – Diplomohet në Degën e Financës, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës .
1994 e në vazhdim ka kryer kurse, seminare e trajnime të çertifikuara në lidhje me thellimin e
njohurive mbi planin kontabël, standartet kombëtare e ndërkombëtare të kontabilitetit dhe
aplikimin në praktikë të organizuara nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit, Ministria e Financës,
Agjencia Rajonale e Zhvillimit, Instituti i Kontabilistëve të Miratuar, ku është pajisur me
çertifikata dhe dëshmi kualifikimi. Gjithashtu ka kryer trajnime të ndryshme në lidhje me
administrimin financiar dhe shëndetësor të organizuara nga USAID, Aleanca Internacionale e
Shëndetit Amerikan dhe Universiteti i New Yorkut, të zhvilluara në Shqipëri, Slloveni, Turqi,
etj.
2010 : fiton titullin “Ekspert Fiskal”, nga Instituti i Ekspertëve Fiskalë, Nr.45 datë 23.12.2010.
2011: fiton titullin “Kontabilist i miratuar”, nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së
Financës, Nr. 104 datë 25.10.2011.
2013 : fiton titullin “Ekspert Kontabël i Regjistruar (auditues ligjor), nga Autoriteti i Çertifikimit,
pranë Ministrisë së Financës, Nr.98 datë 04.09.2013.
Eksperienca Profesionale
1984-1994: Ekonomiste finance në Ndërmarrjen Shtetërore të Montimeve Industriale, Tiranë.
1995-2004: Ekonomiste finance (kryetare e degës së financës), pranë Spitalit Universitar
Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, Tiranë .
2004-2007: Nëndrejtoreshë Ekonomike, pranë Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik
“Mbretëresha Geraldinë”, Tiranë .
2007 -2016: Administratore dhe shefe finance në sektorin privat.
2016 e në vazhdim – Kancelare pranë Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë,
Tiranë.