4 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 17.10.2016

4 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 17.10.2016

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE: PËR PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KONTRATË TË PËRKOHSHME NË FAKULTETIN E MJEKËSISË SË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për 1 (një) vend pune për personel ndihmës akademik me kontratë të përkohshme në Fakultetin e Mjekësisë, si më poshtë vijon:

Pozicioni i punës: 

Laborant në Departamentin e Sëmundjeve të brendshme për Shërbimet e Hematologjisë, Endokrinologjisë, Reumatologjisë, Nefrologjisë dhe Semiologjisë Klinike.

Kandidati për vendin e punës “Laborant në Departamentin e Sëmundjeve të brendshme për Shërbimet e Hematologjisë, Endokrinologjisë, Reumatologjisë, Nefrologjisë dhe Semiologjisë Klinike” me kontratë të përkohshmeduhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë
  2. Të ketë eksperiencë pune
  3. Të ketë aftësi të mira komunikuese
  4. Të ketë aftësi bashkëpunuesë
  5. Të njohë me dëshmi programet bazë të kompjuterit
  6. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kandidati konkurrent për vendin e punës “Laborant në Departamentin e Sëmundjeve të brendshme për Shërbimet e Hematologjisë, Endokrinologjisë, Reumatologjisë, Nefrologjisë dhe Semiologjisë Klinike”, preferohet të plotësojë edhe këto kritere:

  1. Të ketë njohuri në një gjuhë të huaj perëndimore

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:

  1. Kërkesë me shkrim
  2. CV
  3. Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara)
  4. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit
  5. Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit apo çdo çertifikate tjetër apo dëshmi kualifikimit që mund të ketë
  6. Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore (të noteruara)
  7. Raport mjekësor për aftësitë në punë
  8. Dëshmi penaliteti

Dokumentat pranohen nga data 17.10.2016 – 28.10.2016

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën burimet.njerezore@umed.edu.al

 

 REKTORATI

Publikuar më 17.10.2016