NJOFTIM MBI MUNDËSINË E  APLIKIMIT NË THIRRJEN PËR BURSA KËRKIMORE CSSA

NJOFTIM MBI MUNDËSINË E APLIKIMIT NË THIRRJEN PËR BURSA KËRKIMORE CSSA

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët e doktoratës dhe stafin akademik në fushën e Shëndetit Publik mbi mundësinë e aplikimit në thirrjen për bursa kërkimore “Civil Society Scholar Awards (CSSA)” të shpallur nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë – Soros” për vitin Akademik 2016 -2017. Fondacioni Soros financon shkëmbimet akademike ndërkombëtare për të mundësuar studentët e doktoratës dhe stafet akademike që të aksesojnë burime të rëndësishme për të kryer punen e tyre kërkimore, zhvillimin e tyre profesional, intelektual apo në mësimdhënie.

KUSH MUND TË APLIKOJË:

– Studentë të Doktoraturës që studiojnë në universitete të akredituara, brenda ose jashtë vendit;

– Staf Akademik me kohë të plotë në Universitetet në Shqipëri (kërkohet të kenë Diplomë Masteri).

AKTIVITETET QË MUND TË FINANCOHEN:

Projekte ndërkombëtare akademike, afat shkurtër, të tilla si: kërkim në terren (mbledhje të dhënash); vizita kerkimore në biblioteka, arkiva apo universitete; zhvillim kursesh/kurrikulash; dhe bashkëpunime kërkimore ndërkombëtare që çojnë në publikime ‘peer- reviewed’.

Mund të ofrohet mbështetje edhe për ‘tuition fee’ vetëm për vitin e parë të doktoraturës, kur studimet kryhen jashtë Shqipërisë.

AFATI I APLIKIMIT:

Afati i fundit për aplikim është 2 Shkurt 2016.

Për informacione të mëtejshme, mund të vizitoni faqet e mëposhtme:

Gjithashtu, për çdo pyetje apo paqartësi mund të kontaktoni në adresën elektronike: bursa@osfa.al

 

                           REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

       

Publikuar më 14.01.2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *