PORTALI I RI I STUDENTIT

PORTALI I RI I STUDENTIT

Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë me Rrjetin Akademik Shqiptar (RASH), informojmë studentët se është krijuar sistemi i ri për menaxhimin e të dhënave online në Platformën ESSE3.

Linku i Portalit të ri të Studentit: https://www.umt.esse3.u-gov.rash.al

Në shërbimin online “Lista e fakulteteve”, mund të informoheni mbi informacionin administrativ dhe didaktik të fakulteteveNë këtë fazë të krijimit të Portalit të ri përfshihet dixhitalizimi i informacionit të studentëve. 

Ftojmë studentët e regjistruar në vitin e parë  studimeve (viti akademik 2014-2015) të regjistrohen online tek menyja “Regjistrim online i Studenteve”.

Për informacione mbi regjistrimin, ju lutemi të konsultoni manualin e përdorimit për studentët duke klikuar këtuPDF-icon.

Për informacione dhe asistencë të mëtejshme, mund të informoheni pranë sekretarive mësimore të fakultetit përkatës.

 

                                                   

                                                                                              REKTORATI

Përditësimi i fundit: 19.01.2015

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *