Mundësinë pjesëmarrje për Doktorantët në konkursin “Sigrid and Heinz Hannse Prize” që organizohet nga Akademia e Shkencave dhe Studimeve Humane të Berlin Brandenburg

Mundësinë pjesëmarrje për Doktorantët në konkursin “Sigrid and Heinz Hannse Prize” që organizohet nga Akademia e Shkencave dhe Studimeve Humane të Berlin Brandenburg

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon Doktorantët mbi mundësinë e pjesëmarrjes në konkursin “Sigrid and Heinz Hannse Prize 2015” që organizohet nga Akademia e Shkencave dhe Studimeve Humane të Berlin Brandenburg, në datën 27 Nëntor 2015.

Konkursi i drejtohet studentëve të Doktoratës në fushën kërkimore të Gjinekologjisë. Çmimi do të jepet për studimin më të mirë në këtë fushë dhe do të jetë 3000€. Kandidatët që do të përzgjidhen, preferohet të jenë nga vendet e Europës Lindore dhe të jenë në fillimet e karrierës së tyre shkencore ose në prag të përfundimit të Doktoratës.  Afati i fundit për aplikim është 28 Shkurt  2015.

Ju lutemi që kërkesën për aplikim ta dërgoni në adresën zyrtare të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë info@umed.edu.al për të dërguar zyrtarisht kandidaturën tuaj pranë Akademisë së Shkencave dhe Studimeve Humane të Berlin Brandenburg.

Asamblea e Akademisë, me rekomandim të Komisionit vlerësues, do të vendosë për vlerësimin në periudhën Qeshor 2015. Çmimi do të jepet zyrtarisht në ceremoninë e Akademisë për Festimet e Ditës së Ajnshtain-it më datë 27 Nëntor 2015 në Potsdam (Nikolaisaal), në Gjermani. Emrat e kandidatëve që kanë konkuruar do të prezantohen pas ndarjes së çmimit.

Lutemi të konsultoni shpalljen për aplikim dhe dokumentacionin e kërkuar, si më poshtë:

    1. Hannse Prize – Call for Nomination PDF-icon
    2. Hannse Prize – additional informationPDF-icon

Për informacione të mëtejshme, mund të konsultoni linkun e mëposhtëm: 

http://www.bbaw.de/en/academy/awards/prizes 

 

ZYRA E KOMUNIKIMIT DHE MARREDHENIEVE ME JASHTE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *