TAKIM I KALKSH ME PROFESORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

TAKIM I KALKSH ME PROFESORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

 

Në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, më datë 03.06.2014, u zhvillua një takim midis autoriteteve drejtuese të Universitetit, Këshillave të Fakulteteve, Përgjegjësve të Departamenteve dhe Shërbimeve të UMT-së dhe Komisionit të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor (KALKSH) të kryesuar nga Dr. Arjan Gjonça. Tematika e këtij takimi ishte diskutimi mbi Raportin e Parë për “Reformimin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor”, të prezantuar nga KALKSH për periudhën Janar-Prill 2014.

 

 

Në fjalën e tij, Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Ali Refatllari falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë diskutim dhe gjithashtu falenderoi Komisionin dhe Z. Gjonça për punën e deritanishme, duke vlerësuar angazhimin e tyre në këtë raport të parë. Rektori Refatllari theksoi se: “Sot është një moment i rëndësishëm për arsimin e lartë, pasi po hidhen bazat e një procesi të shëndetshëm që do t’u mundësojë Universiteteve një vendimmarrje gjithëpërfshirëse në politikat e arsimit të lartë. Me anë të këtij raporti përcaktohen qartë standardet që do të plotësohen për siguruar kualitetin e mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor në Shqipëri. Takimi shpreh qartë angazhimin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për të mundësuar që të dëgjohet zëri dhe propozimet e të gjitha grupeve të interesit: akademikëve, pedagogëve dhe studentëve në një debat gjithëpërfshirës. Kjo Reformë do të ketë emrin e secilit prej jush që do të dhurojë ndihmesën e tij profesionale, drejt një arsimimi cilësor”.

Kryetari i Komisionit të KALKSH, Z. Arjan Gjonça shprehu kënaqësinë për organinizimin e këtij takimi dhe u shpreh pozitiv për diskutimet e zhvilluara me profesoratin mjekësor: “Ndihem shumë entuziast për faktin se në këtë takim kemi vlerësimin tuaj dhe gjithashtu sugjerime mjaft të vlefshme të cilat do të parashtrohen në draftin përfundimtar. Falënderoj profesoratin e mjekësisë për angazhimin e tij dhe ftoj që të bëheni pjesë e këtij procesi me propozime të vazhdueshme, pasi theksoj se është e rëndësishme që në këtë proces të ecim bashkë.”


Takimi vazhdoi me diskutime dhe sugjerime mes Komisionit dhe profesoratit, ku u bënë pyetje dhe komente konstruktive nga pjesëmarrësit, të cilat u diskutuan dhe u vlerësuan nga anëtarët e Komisionit. Puna e Komisionit u vlerësua plotësisht nga profesorati i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i cili tregoi mbështetjen dhe qëndrimin e tij Pro Reformës së Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor në Republikën e Shqipërisë.
 

 

 

Takimi i Profesoratit me anetarët e KALKSH botuar në Gazetën Shqiptare, “Ali Refatllari: Arsimi i lartë, baza për vendimmarrje gjithëpërfshirëse”.

 

 

REKTORATI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *