Njoftim për mundësi aplikimi në Programin e shkëmbimit “ERA-WEB”
Në kuadër të promovimit të Programeve të Shkëmbimit “Erasmus Mundus”, informojmë studentët, doktorantët dhe stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT), të interesuar rreth procedurës së shkëmbimeve, se po afrohet afati i mbylljes së aplikimeve për Programin e Shkëmbimit “ERA-WEB”.
“ERA-WEB” është një mundësi unike për një karrierë ndërkombëtare kërkimore në fushat e mjekësisë dhe shkencat e shëndetit!
“ERA-WEB” është Programi i Rrjetit Evropian të Universiteteve që ofrojnë studime mjekësore, i cili ofron bursa studimi për shkëmbime akademike ndërmjet Universiteteve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor. Shkëmbimet janë të ndara në katër nivele universitare të studimit: Bachelor, Master, Doktoraturë dhe Post-Doktoraturë. Gjithashtu, shkëmbimet ofrohen edhe për stafin akademik, i cili mund të aplikojë për trajnime dhe veprimtari shkencore të ndryshme. Periudha e qëndrimit është e përcaktuar brenda një periudhë prej 1 deri në 36 muaj, në bazë të projekteve shkencore që do të ndërmerren në Universitetin pritës. Programi financon shpenzimet ku janë të përfshira shpenzimet e udhëtimit, dietat ditore, shpenzimet e sigurimit dhe tarifat e pjesëmarrjes.
Temat:
Fokusi i kërkimit është i ndarë në fusha shkencore të menduara për të përmirësuar shëndetin dhe kujdesin shëndetësor, si dhe për të reduktuar pabarazitë social-ekonomike. Temat e përfshira janë si më poshtë:
-
- Menaxhimi klinik;
- Dallimet socio-ekonomike në shëndetësi dhe në pjesëmarrjen në të;
- Menaxhimi i sëmundjeve infektive;
- Sëmundjet seksualisht të transmetueshme;
- Faktorët e punës dhe mënyrat e jetësës me rrezik për shëndetin;
- Përcaktuesit gjenetikë dhe mjedisorë të shëndetit (të tilla si çmenduria, glaukoma, goditje e zemrës, sëmundjet kardiovaskulare, kanceri, miopia, sëmundjet neuropsikiatrike, sëmundjet pediatrike dhe sëmundjet kronike të frymëmarrjes);
- Reduktimi i numrit të vdekjeve me anë të faktorëve parandalues.
Për më tepër informacione rreth fushave shkencore mund të konsultoni academic offerings në linkun e mëposhtëm: http://erasmus-westernbalkans.eu/academic-offerings-2/
Kriteret e Aplikimit:
-
- Letër motivimi;
- Curriculum Vitae;
- Propozim kërkimi shkencor;
- Diplomë e mbrojtjes së gjuhës angleze;
- Diplomë e mbrojtjes së gjuhëve të tjera;
- Listë notash;
- Vërtetim i regjistrimit në një cikël studimi;
- Letër pranimi të firmosur nga Koordinatori i Programit;
- Dy letra rekomandimi;
- Fotokopje të skanerizuar të pasaportës.
Aplikimi bëhet online në adresën: http://erasmus-westernbalkans.eu/online-application-2/
Kërkesa është e vlefshme vetëm nëse të gjithë dokumentat e detyrueshëm janë uploduara. Aplikimi është në gjuhën angleze.
Universitetet:
Universitetet që bëjnë pjesë në këtë Program janë të rënditura si më poshtë:
Universitetet Evropiane
-
- Erasmus University Medical Center Rotterdam, the Netherlands
- Ludwig-Maximilians-University Munich, Germany
- Università Cattolica del Sacro Cuore, Italy
- University for Health Sciences, Medical Informatics and Technology, Austria
- University of Leuven, Belgium
- University of Torino, Italy
Universitetet e Ballkanit Perendimor
-
- Ss. Cyril and Methodius University in Skopje, Macedonia
- University of Belgrade, Serbia
- University of Nis, Serbia
- University of Novi Sad, Serbia
- University of Sarajevo, Bosnia and Herzegovina
- University of Medicine, Tirana, Albania
- University of Montenegro, Montenegro
- University of Prishtina ‘Hasan Prishtina’, Kosovo
Njoftojmë studentët se Universiteti i Mjekësisë, Tiranë është Universitet Partnet në Rrjet dhe është Target Group 1 (TG1). Për informacione të metejshme rreth Programit “ERA-WEB”, ju ftojmë të konsultoheni me Prof. Xheladin Dracini (Koordinatori i programit ERA-WEB në UMT) dhe Dr. Eralda Turkeshi, dhe për informacione të mëtejshme të kontaktoni në adresën email: erawebalbania@gmail.com.
Për më shumë informacione, mund të vizitoni faqen e Programit “ERA-WEB”: http://www.erasmus-westernbalkans.eu/ dhe të konsultoni shpalljen zyrtare http://nihes.nl/eraweb/files/dlm_uploads/2014/02/ERAWEB-call-for-applications_2014_V17-02-14.pdf
Mbyllja e Aplikimit:
-
-
- Afati i fundit për aplikim është data 1 prill 2014.
-
Për informacione të mëtejshme dhe për konsultime mbi procedurat e shkëmbimeve studentore, Zyra e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Rektorat ofron orientime të vazhdueshme për studentët dhe pedagogët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
ZYRA E KOMUNIKIMIT DHE MARREDHENIEVE ME JASHTE
Kontakt: komunikimi@umed.edu.al