MEDICAL WINTER SCHOOL 2014

MEDICAL WINTER SCHOOL 2014

 

Medical Winter School - 28-31 mars 2014



U mbyll me sukses, në datat 28-30 mars 2014, aktiviteti i rradhës “Shkolla Dimërore e Mjekësisë (Medical Winter School)”. Ky aktivitet vijon traditën e aktiviteve formuese studentore të krijuar nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT), pas zhvillimit me sukses të Shkolles Verore “Medical Summer School”, e cila u realizua në muajin gusht 2013. 
Medical Winter School u organizua nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin Studentor të UMT-së dhe Organizatën studentore “Brainstorm”. 
Vendi i zgjedhur për këtë aktivitet ishte Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës, qendra magjepëse e Alpeve Shqiptare në Rrethin e Tropojës. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 90 studentë të fakulteteve të ndryshme, të cilët aplikuan përmes Këshillit Studentor të UMT-së dhe u përzgjodhën nga Komiteti shkencor i aktivitetit në bazë të cilësisë së punimeve. Studentët që prezantuan punimet e tyre shkencore ishin të udhëhequr nga Pedagogët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Gjatë aktivitetit u referuan 10 tema shkencore dhe u simuluan 2 seanca ushtrimore praktike, në të cilat u ushtruan të gjithë studentet pjesëmarrës. Temat shkencore ishin të ndara sipas degëve të studimit në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë dhe përfshinin një ekspertizë të gjërë studimesh dhe hulumtimesh ndërdisiplinore.
Temat teorike:
1. Gjendra surenale, anestezia;
2. Dimensionet e sëmundjeve infektive në vëmendjen e Shëndetit Publik;
3. Vetëekzaminimi i tumoreve;
4. Sëmundjet infektive në moshat pediatrike;
5. Çfarë është dermatiti, format e ndryshme të tij;
6. Adiksioni dhe efektet toksike të alkolit dhe drogës;
7. Metodat e zbardhimit të dhëmbëve;
8. Infertiliteti mashkullor;
9. Standartet e prodhimit të barnave;
10. Kirurgjia abdominale në një këndvështrim të përgjithshëm.

Temat praktike:
1. Urgjencë: CPR+ACLS+PALS;
2. Kirurgji: Kirurgjia abdominale në një këndvështrimin të përgjithshëm.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë falenderon njësitë e tij për organizimin e aktivitetit dhe fton të gjithë studentët të jenë pjesëmarrës aktivë në aktivitetet e tjera në vazhdim që do të organizohen nga njësitë e Universitetit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *