NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE – PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE SË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkurset për personel akademik me kohë të pjesshme për vitin akademik 2017-2018 në Fakultetin e Mjekësisë Dentare si më poshtë vijon:
Kriteret e përgjithshme për personel akademik me kohë të pjesshme në :
- Sëmundje të Brendshme
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët:
- Të jetë i diplomuar në programe të integruara ose Master Shkencor në degën përkatëse
- Të ketë përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi 8. Në rastin kur nuk paraqiten brenda afatit 7 (shtatë) ditor kandidatë me notë mesatare mbi 8 (tetë), mund të aplikojnë edhe me notë mesatare më të ulët, pas miratimit paraprak nga Departamenti përkatës.
- Të ketë eksperiencë pune në mësimdhënie jo më pak se 5 vjet në specialitetin përkatës.
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore. Preferohet gjuha angleze
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Kriteret preferenciale:
- Të ketë gradën “Doktor” në fushën përkatëse
- Të jetë i doplomuart në fakultetin përkatës në Master Shkencor dhe /ose Doktoraturë
- Të ketë publikime në revista shkencore, konferenca ose pjesëmarrje në kërkim shkencor
- Të ketë eksperincë pune dhe në mësimdhënie në fushën përkatëse
Dokumentacioni që do të dorëzohet nga personeli akademik me kohë të pjesshme:
- Kërkesë me shkrim drejtuar departamentit ku do të konkurrojë
- Curriculum Vitae e detajuar me të gjithë aktivitetin shkencor dhe botues të kandidatit
- Leje nga punëdhënësi në organizatën ose institucionin ku punon
- Dokument identifikimi
- Fotokopje të noteruara të diplomës dhe listë së notave të të gjitha programeve të studimit (Bachelor, Master Shkencor, Doktoraturë)
- Fotokopje të noteruara të vërtetimit të ekuivalentimit të diplomës nga MAS, si diplomë, listë notash si dhe njohje të gradave për kandidatët që kanë studiuar jashtë shtetit
- Kopje të noteruara të dëshmive të gjuhëve të huaja të mbrojtura (e detyrueshme të paktën një)
- Kopje të noteruar të librezës së punës
- Vërtetim page, shoqëruar me derdhjen e sigurimeve shoqërore nga qendra e punës
- Dëshmi penaliteti
- Dy referenca nga të cilat të paktën njëra të jetë nga një profesor i fakultetit që është diplomuar (dorëzohet vetëm nëse kandidati aplikon për herë të parë)
Afati i dorëzimit të dosjeve pranë Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë Dentare është 02.10.2017 – 06.10.2017, ora 14:00.
REKTORATI
Publikuar më 02.10.2017