HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STUDENTËT DHE STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E BOLONJËS, ITALI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+

HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STUDENTËT DHE STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E BOLONJËS, ITALI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët dhe stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Bolonjës, Itali.

Llojet e mobilitetit përfshijnë

  • Shkëmbimin e specializantëve për studime
  • Mësimdhënie për stafin akademik

 Nivelet e mobilitetit për studentët

  • Specializim afatgjatë në Kirurgji të Përgjithshme (me përjashtim të studentëve specializantë që ndjekin vitin e parë të specializimit.

Kohëzgjatja e mobilitetit

  • Specializim afatgjatë ( 5 muaj)
  • 14 ditë + 2 ditët e udhëtimit (për stafin akademik)

Fusha e studimit

  • Kirurgji e Përgjithshme

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit në gjuhën italiane, që ofron Universiteti i Bolonjës, Itali klikoni në linkun e mëposhtëm;

http://www.unibo.it/it/didattica/scuole-di-specializzazione

Bursat përfshijnë

  • Kompesimin mujor (850 euro për studentët)
  • Kompesimin ditor (140 euro  në ditë për stafin)
  • Kostot e udhëtimit në varësi të distances midis universitetit pritës dhe universitetit të origjinë

Për të përcaktuar distancën , klikoni në link-un e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentet që nevojiten për aplikim për studentët e nivelit Master

  • CV në gjuhën angleze
  • Kopje e pasaportës
  • Vërtetim studenti
  • Letër motivimi në gjuhën angleze
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (Italisht A2)
  • Learning Agreement

 * Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës.

Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility“.  

Në tabelën A përcaktohet aktiviteti që do të zhvillohet në universitetin pritës.

Në tabelën B përcaktohet se cili prej aktiveteve  të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Mjekësisë, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti Prof.Dr. Xheladin Draçini dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus + Prof.Dr. Suela Këlliçi.

 

Për të shkarkuar formatin e Learning  Agreement klikoni në adresën:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2018/01/Learning_Agreement.docx

 

Dokumentet që nevojiten për aplikim për stafin akademik

  • CV + Listën e Publikimeve në gjuhën angleze
  • Kopje e Pasaportës
  • Letër Motivimi në gjuhën angleze
  • Vërtetim punësimi (në gjuhën shqipe)
  • Certifikata e gjuhës që vërteton njohuritë e gjuhës angleze dhe italiane në nivelin B2.
  • Plani i Mobilitetit
  • Vërtetim nga Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin

 

Për të shkarkuar formatin e planit të Mobilitetit klikoni në adresën:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2018/01/mobility-agreement-teaching_en

 

KUJDES! Kur të dorëzoni në Rektorat planin e Mobilitetit për t’u firmosur nga Koordinatori Institucional i Erasmus + për Universitetin e Mjekësisë, Tiranë Prof.Dr. Suela Këlliçi duhet të bashkëngjisni edhe dokumentin e vërtetimit nga Dekani juaj që ju lejon të shkëputeni gjatë kohës së mobilitetit.

Afati për aplikim: 1 – 28 Shkurt 2018

 

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi,në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Sektorin e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara në adresën international.office@umed.edu.al .

 

  Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!