Njoftim për vende të lira pune:  “Kryesekretare” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike

Njoftim për vende të lira pune: “Kryesekretare” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, bazuar në ligjin nr. 80/2015“Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, shpall konkursin për pozicion pune personel ndihmësakademik me karakter administrativ “Kryesekretare” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike.

 A. Përshkrimi përgjithësues i punës:

  • Ndjek dhe kontrollon procesin e rregjistrimit të studenteve të  rinj  nga  matura shteterore, të studentëve të  ciklit të dytë të studimeve  si dhe  të studentëve të Trojeve.
  • Kontrollon ecurinë e  sezoneve  sipas  cikleve   dhe programeve të studimit
  • Kontrollon hedhjen e të dhënave në Regjistrin Themeltar, përgatitjen  e listave emërore sipas viteve dhe grupeve, hapjen  e regjistrave të notave, hedhjen e notave në regjistrin e notave si dhe listat  e studentëve  të  hartuara nga sekretaret   mësimore  për   kalimin e studenteve në vitin pasardhës.
  • Merr pjesë në planifikimin e strukturës mësimore si dhe në përcaktimin e datave të provimeve.
  • Merr pjesë në shqyrtimin e kërkesave për ripranime studentësh, për sezone individuale në përputhje me Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë Tiranë
  • Kontrollon përpunimin  e statistikave për studentet sipas programeve të studimit.
  • Harton vërtetimet për konfirmim të ndjekjes së studimeve dhe pajis studentët me Programet Mësimore sipas cikleve të studimit.
  • Kryen verifikimin e të gjithë dokumentacioneve për notat, vërtetimet dhe programet mësimore (konfirmim dokumentacioni) që vijnë nga Rektorati   dhe mban përgjegjësi për to.
  • Ndjek procesin e  matrikullimit të studentëve pranë Rektoratit dhe A.K.P
  • Ndjek realizimin e pagesës së tarifës së shkollimit në bashkëpunim me degën e finances
  • Angazhohet për shpërndarjen e diplomave të studentëve  të diplomuar  sipas cikleve të studimit dhe programeve të studimit.
  • Ka përgjegjësi konform ligjeve në fuqi për arkivimin e dokumentacionit të sekretarisë mësimore.

B. Kriteret:

Kandidatët për vendin e punës “Kryesekretare” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, duhet të plotësojnë këto kritere :

Kriteret e përgjithshme:

  1. Të kenë përfunduar arsimin e lartë ( Diplomë të integruar/ master shkencor)
  2. Të ketë eksperienca pune në administratë;
  3. Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  4. Të zotëroj me dëshmi një gjuhë të huaj;
  5. Të ketë njohuri të mira të përdorimit të kompjuterit dhe të programit Microsoft Office, të vërtetuara me dëshminë përkatëse;
  6. Të jetë shtetas shqiptar;
  7. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  8. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  9. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje;
  10. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna

Kriteret preferenciale:

  1. Të ketë përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Drejtësisë;
  2. Preferohet të zotëroj gjuhën angleze;
  3. Të ketë aftësi shumë të mira organizative, menaxheriale dhe komunikuese;

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:

  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID).
  4. Kopje të diplomës Master Shkencor dhe Bachelor dhe të listës së notave përkatëse (të noteruara). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të dorëzohet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
  5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
  6. Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
  7. Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  8. Vërtetim nga Institucioni ku ka punuar që nuk është marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna ;
  9. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj;
  10. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  11. Dëshmi penaliteti;

 C. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative.

Mënyra e vlerësimit:

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 01.10.2018 – 12.10.2018  (10 ditë pune).

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al