Hapet thirrja për bursa për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për mësimdhënie në Universitetin e Romës“ TorVergata”, Itali

Hapet thirrja për bursa për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për mësimdhënie në Universitetin e Romës“ TorVergata”, Itali

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik të Universitetit  të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Romës “Tor Vergata” për semestrin e dytë të vitit akademik 2019/2020.

Mobiliteti përfshin:

  • Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie ( 2 bursa)

Kohëzgjatja e mobilitetit:  

  • 6 ditë + 2 ditë udhëtim

Bursa përfshin:

  • Kompensimin ditor (180 EURO në ditë për stafin)
  • Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Për t’u njohur me kalendarin akademik dhe katalogun e programeve të studimit që ofron Universiteti i Romës “Tor Vergata”, klikoni në linqet  e mëposhtme:

Kalendari Akademik:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/ACADEMIC-CALENDAR.pdf

Mjekësi e Përgjithshme:

http://medschool.uniroma2.it/fine-course-structure-year-1-6/

Farmaci

http://farmacia.uniroma2.it/course-information/course-structure/

Mjekësi Dentare

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/Course-structure-dental-medicine.pdf

 

Dokumentet që duhet të dorëzohen:

  • Curriculum Vitae në gjuhën Angleze
  • Fotokopje e pasaportës
  • Lista e publikimeve në gjuhën Angleze
  • Letër motivimi në gjuhën Angleze
  • Vërtetim punësimi (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën Angleze)
  • Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2, e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze
  • Vërtetim nga Dekani i Fakultetit që lejon shkëputjen nga puna për të kryer mobilitetin

 

Plani i mobilitetit

Për të shkarkuar formatin e planit të mobilitetit klikoni në adresën:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/Plani-i-Mobilitetit.pdf

 

Afati për aplikim: 23.11.2019

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën. international.office@umed.edu.al

Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, I cili përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/formular.pdf