Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Romës “Tor Vergata”, Itali, në kuadër të programit Erasmus+

Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Romës “Tor Vergata”, Itali, në kuadër të programit Erasmus+

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve

Nivelet e mobilitetit për studentët:

  • Program studimi i ciklit të dytë
  • Program studimi i ciklit të dytë, viti V dega Farmaci (praktikë profesionale për studentët e vitit të pestë në degën e Farmacisë)

Kohëzgjatja e mobilitetit

  • 5 muaj

Fushat e studimit:

  • Mjekësi e Përgjithshme ( 2 bursa)
  • Mjekësi Dentare ( 1 bursë)
  • Farmaci (1 bursë)

 

Për t’u njohur me kalendarin akademik dhe katalogun e programeve të studimit që ofron Universiteti I Romës “  Tor Vergata”, Itali,  klikoni në linqet  e mëposhtme:

Kalendari akademik;

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/ACADEMIC-CALENDAR.pdf

Mjekësi e Përgjithshme

http://medschool.uniroma2.it/fine-course-structure-year-1-6/

Farmaci

http://farmacia.uniroma2.it/course-information/course-structure/

Mjekësi Dentare

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/Course-structure-dental-medicine.pdf

 

Bursa përfshin:

  • Kompesimin mujor (850 euro për studentët)
  • Kostot e udhëtimit në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe universitetit të origjinës

Për të përcaktuar distancën , klikoni në  link-un e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentet që duhet të dorëzohen:

  • CV në gjuhën Angleze
  • Fotokopje e pasaportës
  • Vërtetim studenti e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze
  • Letër motivimi në gjuhën Angleze
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1) e noterizuar (aplikanti mund të paraqesë edhe certifikatë të gjuhës Italiane nëse e zotëron)
  • Listë notash e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze
  • Marrëveshja e Studimit (Learning Agreement) *

 

* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët  që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility“.

Në tabelën A përcaktohet aktiviteti që do tëzhvillohet në universitetin pritës.

Në tabelën B përcaktohet se cili prej aktiveteve  të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Mjekësisë, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucionali Erasmus +,  Prof.Dr.Alma Idrizi.

Formatin e Marrëveshjeve të  Studimit e shkarkoni nga linqet mëposhtme:

Marrëveshja e studimit  për Mjekësinë e Përgjithshme

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/Marreveshja-e-studimit-per-studentet-e-Mjekesise-Copy.pdf

Marrëveshja e studimit  për Farmacinë

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/Marreveshja-e-studimit-per-studentet-e-Farmacise.pdf

Marrëveshja e studimit për Mjekësinë Dentare

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/Marreveshja-e-studimit-per-studentet-e-Mjekesise-Dentare.pdf

 

Për t’u informuar gjerësisht mbi Universitetin e Romës “ Tor Vergata” Itali, mund të  klikoni në linqet linqet e mëposhtëm.

-Tor Vegata Guide

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/Tor-Vergata-Guide.pdf

-Booklet Incoming Student

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/Booklet-Incoming-Students-1.pdf

 

Afati për aplikim: 23.11.2019

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi, në zyrën e protokollit, në rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe duhet  të dërgohen të skanuara në adresën. international.office@umed.edu.al.

Dokumentacioni  i  dorëzuar në zyrën e protokollit,  duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili, përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në  linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/Formulari-i-Aplikimit-per-studentet1.pdf

UniversitetiiMjekësisë, Tiranë ju uron suksese në  aplikimin tuaj!