
AKTIVITETI “TË STUDIOSH NË ITALI”
Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën Italiane organizon aktivitetin ” Të studiosh në Itali”.
Në këtë aktivitet, që zhvillohet për të shtatin vit radhazi në Shqipëri, do të marrin pjesë: 40 Universitete italiane, 5 Akademi Artesh dhe 3 Konservatorë.
Ky aktivitet do të organizohet ditën e shtunë, më datën 6 prill, në ambientet e Hotel Rogner, në kryeqytet, nga ora 9.00 deri në orën 18.00.
Aktiviteti është i hapur dhe hyrja është e lirë për të gjithë.
Ju mirëpresim!